1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Nasrallah, i dashur, sulmo Tel Avivin!"

Jürgen Styriak14 Gusht 2006

Njerëzit në botën arabe kërkojnë që OKB-ja të veprojë për zgjidhjen e kofliktit në Lindjen e Mesme. Gjithësesi shumë pak vetë mendojnë se OKB-ja do të jetë në gjendje të luajë rolin e rojtarit të drejtësisë dhe paqes në rajon

https://p.dw.com/p/ArKh
Pamje nga protestat në Egjipt
Pamje nga protestat në EgjiptFotografi: AP

Vetëm pasi kishin kaluar rreth tri javë pas fillimit të luftimeve në Liban, presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak e ngriti zërin për të kritikuar OKB-në: "Këshilli i Sigurimit ka dështuar në çështjen e trajtimit me shpejtësi dhe efektivitet të agresionit izraelit. KS nuk ka marrë përgjegjësi për sigurinë dhe paqen në botë dhe këto mungesa dhe ngurrime bëjnë të qartë mungesën qendrore të sigurisë kolektive, që përfaqëson OKB-ja."

Këto fjalë si rrallë herë të qarta të Mubarakut janë të vonuara dhe nuk i vijnë dot në ndihmë atij për të ruajtur imazhin në sytë e arabëve. Por edhe reputacioni i OKB-së nuk mund të përkeqësohet më tepër se sa tani. Për arabët OKB-ja është një instrument që SHBA-të e shfrytëzojnë kur t'u vijë për mbarë dhe të cilin e injorojnë apo bojkotojnë, kur mendojnë se cënohen interesat e tyre.

Imazhi për OKB-në si rojtare e paqes dhe drejtësisë në botë është mjaft i përhapur në botën arabe. Por askush nuk beson sot se OKB-ja është në gjendje ta kryejë këtë detyrë.

Gjatë një proteste përpara përfaqësisë së OKB-së në Kajro, të organizuar prej artistësh egjiptianë, njëri prej tyre i kërkoi një punonjësi të OKB-së t'i dërgonte Kofi Ananit këto fjalë:"Në qoftë se nuk është në gjendje t'i ndalojë ata që u premtojnë libanezëve 48 orë armëpushim që të kenë mundësi të largohen dhe pastaj i qëllon karvanet e njerëzve që janë duke u larguar, atëhere duhet të japë dorëheqjen dhe të thotë: Nuk bëja dot gjë!"

Njerëzit i ndjekin me vëmendje zhvillimet e luftimeve në jug të Libanit dhe duke parë përditë në televizion pamjet me të vrarët dhe të plagosurit në Liban mendojnë se OKB-ja është e pafuqishme.

"S'është gjë e mirë kjo. KS duhet të gjejë një zgjidhje. Por me Izraelin nuk do të ketë kurrë zgjidhje" - thotë një kalimtar në Kairo.

"Nasrallah, i dashur, sulmo Tel Avivin!!" kërkojnë në kor rreth 300 demonstruese rrugëve të Kairos. Dhe ato nuk i takojnë ndonjë grupimi fanatik fetar të lëvizjes Hizbollah. Thuajse asnjëra prej tyre nuk mban shami në kokë dhe me veshjen e tyre me bluxhins dhe bluza të hapura nuk dallojnë shumë prej aktivisteve të angazhuara në Evropën Perëndimore.

Nëpër të gjitha shtresat e shoqërisë egjiptianët po solidarizohen me Hizbollahun. Ky spektër është mjaft i gjërë dhe madje edhe të suprizion. Kështu për shembull kineasti egjiptian Jusuf Shahin, i cili vetë ka xhiruar dikur një film kundër esktremizimit islamik, shprehet sot se Nasrallahu është burim krenarie për islamizimin dhe hizbollahu simbol i dinjitetit arab. Edhe shkencëtari Nasr Hamid Abu Zeid, një nga kritikuesit më të ashpër të fesë islame, që jeton në mërgim në Holandë për shkak se radikalët egjiptianë e kanë kërcënuar me vdekje, e mori së fundi në gazetën "Al-Masri al Youm" në mbrojtje Hizbollahun ndaj akuzave të krytarëve të shteve arabe.