1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

NATO dëshiron rregulla për luftën në internet

Spencer Kimbell/Pandeli Pani7 Korrik 2014

NATO dëshiron rregulla për luftën në internet, sepse sot sulmet digjitale po luajnë një rol qendror në konfliktet e armatosura.

https://p.dw.com/p/1CWg5
Fotografi: acatech – Deutsche Akademie der Technikwissenschaften

Për vite të tëra brenda NATO-s nuk kishte asnjë kornizë ligjore, e cila përcaktonte rregullat për luftën në internet. Para samitit të ardhshëm të NATO-s në shtator në Uells, 28 shtetet anëtare po afrohen në pikëpamjet e tyre dhe duan që edhe në luftë kibernetike të aplikojnë zyrtarisht dispozitat e së Drejtës Ndërkombëtare Civile. Kjo do të kishte pasoja me ndikim të gjerë mbi faktin se kur dhe si do të zhvillohej një luftë në epokën digjitale.

"Aleatët duan të arrijnë që e Drejta Ndërkombëtare të zbatohet edhe në hapësirën kibernetike," tha Christian Lifländer nga "Seksioni i Mbrojtjes Kibernetike" në selinë e NATO-s në kuadër të Forumit Global Media të këtij viti të organizuar nga Deutsche Welle. "NATO-ja nuk mund të bëjë ligje, por shtetet anëtare mund të shprehen pro zbatimit të ligjeve ndërkombëtare," tha Lifländer dhe duke pëmendur në mënyrë të veçantë ligjin e luftës.

Belgien Nato-Hauptquartier in Brüssel Flaggen
Fotografi: John Thys/AFP/Getty Images

Hap i domosdoshëm prej kohësh

Ligji i luftës rregullon të drejtën, se kur dhe se si mund të shpërthejë një luftë dhe cilat ligje vlejnë në rast lufte. Këtu përfshihet edhe e ashtuquajtura e Drejta Ndërkombëtare Humanitare. Ky ligj rregullon për shembull, se cilat palë konsiderohen si pjesëmarrës në luftë dhe cilat jo, apo se si trajtohen të robërit e luftës dhe apo si veprohen me monumentet e kulturës. Kështu në rast lufte shtetet mund të qëllojnë vetëm mbi luftëtarët dhe objektivave ushtarakë. Sulmet ndaj civilëve dhe pasurisë së tyre, apo bombardimi i shtëpive, spitaleve dhe shkolla ndalohen.

Sot sulmet përmes internetit po luajnë një rol qendror në konfliktet e armatosura, prandaj rregullimi i kësaj lufte përmes ligjeve ndërkombëtare u ofron shteteve të NATO-s një lloj sigurie më të madhe, mendon Michael Schmidt, drejtor i Qendrës Stockton për të Drejtën Ndërkombëtarenë Naval War College në SHBA.

Rreziqe të drejtpërdrejta dhe tërthore për civilët

Edhe pse sulmet kibernetike nuk e shkatërron fizikisht një objektiv si një sulm me bomba, edhe ky sulm mund të ketë pasoja katastrofale për civilët dhe pronEdhe pse një sulm kibernetik një objektiv nuk është shkatërruar fizikisht si në një sulm me bombë, ata ende mund të ketë pasoja katastrofale për civilët dhe pronën e tyre.

Lettland Cyberguards
Fotografi: DW/G. Gelzis

Sipas Laurent Gisel, këshilltar ligjor pranë Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, shumë ekspertë mendojnë se përmes sulmeve kibernetike mund të shkaktohet vrasja e qindra-mijëra civilëve ose dëmtimi i tyre. P.sh. përmes internetit mund të hapen portat e liqeneve artificialë dhe të shkaktohen përmbytje, ose mund të manipulohen aparaturat e fabrikave kimike ose të centraleve atomike dhe të shkaktojnë katastrofa ekologjike dhe ndotje të ambientit.

E drejtë për vetëmbrojtje?

Sipas nenit 36 të Protokollit Shtesë të Konventës së Gjenevës shtetet janë të detyruar të zbatojnë ligjin e luftës edhe në rastin e përdorimit të mjeteve dhe mënyrave të reja të luftës. Një grup ekspertësh të NATO-s analizuan vitin e kaluar këto mundësi dhe rezultatet e tyre i publikuan në të ashtuquajturin "Manualin e Talinit". Aty ekspertët konstatuan se ligji i luftës duhet të vlejë edhe në rastin kur në vend të armëve të zjarrit përdoren kompjuterat dhe teknika informatike dhe se sulmet ndaj spitaleve apo shkollave duhet të gëzojnë të njejtën mbrojtje si në rastin e bombardimeve.

Në këtë pikë nuk ka shumë diskutime Por problematike është pyetja për reagimin nje shteti që bëhet pre e një sulmi përmes internetit. A duhet të reagojë ky në të njëjtën mënyrë apo mund të mbrohet p.sh. edhe me anë të një sulmi ajror. Apo cili duhet të jetë reagimi në rast të një ulmi të tillë që shkakton dëme digjitale, por jo dëme fizike realie. Michael Schmidt mendon se edhe në këtë rast duhet të vlejë e drejta për vetëmbrojtje.