1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

NATO-ja diskuton sot për misionin e saj në Kosovë

AGJ / Elert Ajazaj10 Tetor 2012

Gjermania do të propozojë sot që ose të ndryshohen detyrat e trupës mbrojtëse ose që partnerë të tjerë të NATO-s të vënë në dispozicion më shumë ushtarë.Gjermania kontribuon me numrin më të madh të trupave në Kosovë.

https://p.dw.com/p/16NDL
Fotografi: picture-alliance/dpa

Gjermania po kërkon me ngulm nga partnerët e NATO-s që të angazhohen më fuqishëm në Kosovë. Ministri i Mbrojtjes Thomas de Maizière tha në Bruksel se ushtria gjermane së bashku me ushtarë nga Austria dhe Italia është e mbingarkuar me përmbushjen e objektivave në veriun e vendit ballkanik, të miratuara në nivel ndërkombëtar. De Maizière do të propozojë që ose të ndryshohen detyrat e trupës mbrojtëse ose që partnerë të tjerë të NATO-s të vënë në dispozicion më shumë ushtarë.

Në foto, Thomas de Maiziere dhe Catherine Ashton
Në foto, Thomas de Maiziere dhe Catherine AshtonFotografi: Reuters

Gjermania kontribuon me numrin më të madh të trupave në Kosovë, rreth 1.300 nga 6.140 ushtarët atje. Ajo kërkon një rishpërndarje të trupave.

"Situata e sigurisë në Kosovë varion. Vlerësaohet se ajo është ndjeshëm më e mirë në jug sesa në veri dhe kjo duhet të pasqyrohet në planifikimin ushtarak", theksoi de Maizière.