1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

NATO-ja, mbetet e përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në Kosovë

Bekim Shehu18 Gusht 2005

Komandanti i Forcave të Përbashkëta Aleate, me qendër në Napoli të Italisë, admirali, Harry Ulrich, shprehu sot në Prishtinë, angazhimin e NATO-os për paqe dhe stabilitet në Kosovë. Ai kërkoi angazhimin e qytetarëve në këtë drejtim. Udhëheqësit kosovarë, ndërkaq, kërkuan nga admirali, që trupat e NATO-os të mbeten edhe një kohë të gjatë në Kosovë

https://p.dw.com/p/ArDX
KFOR-i në Kosovë
KFOR-i në KosovëFotografi: AP


Komandanti i Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-os, me qendër në Napoli të Italisë, admirali, Harry Ulrich, kërkoi, nga qytetarët e Kosovës dhe udhëheqësit e tyre, që të angazhohen maksimalisht për paqe dhe stabilitet në vend. Këtë thirrje, admirali, Ulrich, e bëri gjatë një vizite që realizoi në Kosovë, ku takoi udhëheqësit politik dhe krerët ndërkombëtarë civilë dhe ushtarakë. Ai tha se, ka ardhur në Kosovë në këtë kohë, ku po bëhen përpjekje për të filluar bisedat për statusin, që të sigurojë qytetarët e vendit, udhëheqësit e tyre dhe UNMIK-un, se NATO-ja, mbetet e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në Kosovë.
Paqja dhe stabiliteti në rajon nuk është vetëm angazhim për NATO-ja, dhe KFOR-in. Unë jam i bindur, se forca paqeruajtëse do të përmbushë misionin e saj, por, poashtu jam i bindur edhe në qytetarët e Kosovës se ata do të angazhohen për siguri dhe respekt reciprok, duke vepruar për një jetë më të mirë në Kosovë. NATO-ja do të vazhdojë të bëjë ç' është e mundur që të ndihmojë për paqen në Kosovë ku të drejtat respektohen, tha Ulrich

Qëllimi mbetet i qartë, një shoqëri shumëetnike dhe demokratike. Prandaj edhe KFOR-i është këtu që të ndihmojë njerëzit që të arrijnë këtë qëllim, tha admirali, Ulrich. Kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, nga ana e tij ndërkaq, siguroi admiralin, Harry Ulrich, se qytetarët e Kosovës dhe institucionet e tyre janë duke punuar për të arritur atë që kërkohet nga vetë ata dhe komuniteti ndërkombëtar.
Kryeministri Kosumi kërkoi nga admirali, Harry Ulrich, që trupat e NATO-os të qëndrojnë edhe një kohë të gjatë në Kosovë. Admirali, Ulrich, ndërkaq, nuk tha nëse trupat e NATO-os do të qëndrojnë edhe një kohë të gjatë në Kosovë. Kjo është një çështje e politikës tha ai. Sidoqoftë, në kohën kur qytetarët e Kosovës dhe udhëheqësit e tyre besojnë se këtë vit do të fillojë bisedimet për statusin e Kosovës, forcat paqeruajtëse, tashmë kanë përgatitur masat e sigurisë që mund të ndërmerren në rast të ndonjë kërcënimi të situatës së sigurisë. Nëpër televizionet e këtushme KFOR-i ka filluar të transmentojë njoftime me sqarimin, se qytetarët duhet pasur kujdes të futen në vendbanimet që më vonë do të shënohen si zona me ngjyrë të kaltër. Ndërsa, zonat të cilat do të shënohen më ngjyrë të kuqe, do të ndalohet çdo lëvizje dhe KFOR-i, në këto zona të kuqe për çdo lëvizje të qytetarëve do të perdorë armët e zarrit pa paralajmërim. Por, tash për tash, akoma nuk është njoftuar se cilat vendbanime do të shënohen si zona me ngjyrë të kaltër dhe të kuqe.