1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pa nënshkrim nuk ka para

Chrisstoph Hasselbach/Angelina Verbica4 Dhjetor 2013

Pa një marrëveshje për periudhën pas tërheqjes për Afganistanin, nuk ka as siguri dhe as para paralajmërojnë ministrat e Jashtëm të Aleancës.

https://p.dw.com/p/1ASnC
Fotografi: Reuters

NATO po e vë nën presion presidentin afgan Hamid Karzai. Ai duhet të nënshkruajë së shpejti me NATO-n një marrëveshje për sigurinë e përgjithshme për periudhën pas tërheqjes së shumicës të trupave të huaja. SHBA duan që marrëveshjen me Afganistanin ta nënshkruajnë në mënyrë bilaterale. Ajo do të garantojë për shembull që ushtarët e huaj të mos nxirren para një gjykatë islamike. Kjo marrëveshje do të krijojë bazën për marrëveshjet me vendet e tjera, që kanë të stacionuar ushtarë. Por Karzai ka vënë shpesh kushte dhe dëshiron t'ia lërë marrëveshjen pasardhësit të tij, që do të zgjidhet në prill.

Kjo u duket tepër vonë ministrave të NATO-s. Ministri i Jashtëm i Gjermanisë akoma në detyrë, Guido Westerwelle, i cili ndoshta takohet për herë të fundit me homologët e tij të NATO-s, e paralajmëroi Karsain nga Brukseli, "që të mos luajë me kohën": "Edhe ne duhet të planifikojnë, ne duhet të marrim vendime logjistike." Askush nuk deshi të vendosë një afat zyrtar. Por NATO do që deri në fund të vitit të ketë qartësi.

Pa nënshkrim nuk ka para

Sekretäri i përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen i bëri të ditur Karsait, se çfarë është në rrezik, nëse ai vazhdon të kundërshtojë: "Nëse mungon fima poshtë marrëveshjes ligjore, nuk do të dërgohen trajnues." NATO dëshiron të mbetet në Afganistan me disa mijëra ushtarë edhe pas tërheqjes dhe do të trajnojë forcat afgane të sigurisë." 'Dhe nëqoftëse NATO nuk do ta nisë misionin e trajnimit, atëherë siguria e Afganistanit është në rrezik. Por nga nënshkrimi varet edhe më shumë, tha Rasmussen. Edhe ndihma financiare e premtuar nga bashkësia e shteteve, dhe ndihma e premtuar për zhvillim do të ishin në rrezik. Për ushtarët afganë dhe për zhvillimin ekonomik janë premtuar nga tre miliardë euro në vit. Afganistani nuk mund të bëjë pa këtë mbështetje, prandaj presioni ndaj Karsai, që tani të nënshkruajë më në fund, është shumë i madh. Megjithatë NATO i vë rëndësi pohimit se ajo mund të bëjë vetëm oferta dhe siç tha Rasmussen, "nuk është ushtri pushtuese", që imponon diçka.

Symbolbild NATO-Soldaten
Ushtarë të NATO-sFotografi: picture-alliance/dpa

Dënohet dhuna kundër demonstruesve ukrainas

Shqetësim shprehën ministrat e Jashtëm dhe Sekretari i Përgjithshëm edhe për përleshjet mes demonstruesve dhe policisë në Ukrainë, pasi presidenti Viktor Janukoviç anuloi nën presionin e Rusisë nënshkrimin e marrëveshjejes së asociimit me BE-në. Të mërkurën ministrat e jashtëm të NATO-s do të takohen në Bruksel me homologun e tyre rus, Sergei Lavrov. Marrëdhëniet janë shumë të tendosura për momentin. Rasmussen dënoi, siç tha ai, "përdorimin e ekzagjeruar të forcës nga ana e policisë" në Kiev dhe i bëri thirrje qeverisë ukrainase, të respektojë "parimet themelore demokratike, duke përfshirë lirinë e grumbullimit dhe lirinë e shprehjes".

Ukraina si çdo vend tjetër ka të drejtë të bëjë rrugën e vet dhe të kërkojë aleatët e tij. Por unë pres, që procesi i marrjes së këtyre vendimeve të jetë me të vertetë demokratik. Në një deklaratë të përbashkët ministrat u bënë thirrje "të gjitha palëve" që të distancohen nga provokimet dhe dhuna. Ministri i Jashtëm amerikan, John Kerry, këshilloi qeverinë e Ukrainës "që të dëgjojë urgjentisht zërin e popullit, që kërkon liri, shanse dhe mirëqënie." Dhuna nuk ka "vend në një shtet modern evropian". Qëllimi i të gjitha palëve tani duhet të jetë, "që ta sjellin përsëri Ukrainën në rrugën e integrimit europian", tha Kerry.

NATO nuk lejon ndërhyrjen ruse

Westerwelle sheh në demonstratat në Ukrainë "dëshminë më të mirë, që njerëzit në Ukrainë mendojnë në mënyrë europiane. Zemra e popullit ukrainas rreh për Europën dhe unë mendoj se drejtimi i Ukrainës duhet të jetë Europa dhe prandaj ne e mbajmë derën tonë hapur." Mbajtja e hapur ka të bëjë me marrëveshjen e asociimit me Bashkimin Europian. Por para disa vjetësh me një qeveri tjetër Ukraina ka synuar edhe anëtarësimim në NATO. Dhe Gjeorgjia vazhdon të punojë drejt këtij qëllimi dhe për këtë është vlerësuar nga Rasmussen. Udhëheqja në Moskë çdo afrim të shteteve të dikurshme satelite me strukturat perëndimore e ka halë në sy. Takimi në Bruksel me Lavrovin ka të ngjarë të jetë mjaft i ftohtë.

Ukraine Antiregierungsprotest in Kiew 3. Dezember
Protesta në KievFotografi: Reuters