1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ndërrim perspektive

16 Dhjetor 2005

1000 shtetas gjermanë u konvertuan në vitin 2005 në myslimanë, shifër kjo më e lartë se kurrë më parë.

https://p.dw.com/p/Ar22
Paradë mode e grave myslimane me shami koke, Berlin 2004.
Paradë mode e grave myslimane me shami koke, Berlin 2004.Fotografi: dpa

Myslimanët në vendet perëndimore shihen me dyshim për shkak të sulmeve terroriste të kryera nga fanatikët gjoja në emër të Islamit. Megjithatë, në një vend siç është Gjermania, vetëm në vitin 2005 më shumë se 1000 shtetas u konvertuan në myslimanë, që don të thotë më shume se asnjëherë më parë. Arkiva e fesë myslimane flet për përgjithësisht 14.000 të konvertuar me origjinë gjermane. Motivet jane të ndryshme, që prej një kalimi formal për arsye të lidhjes martesore me një mysliman e deri në bindjet fetare.



48 vjeçarja është plot energji dhe bart shami koke. Por, ndryshe nga gratë e mbuluara në Gjermani, ajo është gjermane. Edhe pse ndërkohë ka marrë një emër
orjental, nuk ka as lidhjen më të vogël me shtetet e tjera. Dhe ajo me këtë ia bën me die botës së saj gjermane se ajo me 29 vjet të mira, është një muslimane.

Rabeya Myller vjen nga një familje katolike dhe konvertimi i saj në myslimane islam, në atë kohë ishte lojë me kokën-thotë ajo sot. Si 20 vjeçare ajo bënte krahasimin në mes të religjioneve të ndryshme dhe që atëherë u përcaktua për besimin islam. Duke u njohur më afër me Kuranin, për të ishte logjike edhe të konvertohej.

Por Rabeya Myller nuk flet shumë me qejf për konvertimin. Ajo flet më me qejf për ndërrim perspektive: "Besoj se unë thjesht kam bërë një ndërrim perspektive. Mendimet e drejtësisë në Kuran ishin fascinuese. Dhe, është një fakt se në mes të Zotit dhe të njeriut nuk ka transmetues, por qëndron një lidhje e drejtpërdrejt të cilën e kam provuar edhe vet."

Për konvertimin e Rabeya Myllerit, miqtë dhe familja reaguan në forma të ndryshme. Aty kishte raste që nga refuzimi deri te kurreshtja. Disa lidhje shoqërore edhe u këputën. Edhe disa shokë të studimeve nuk mund ta pranonin hapin e saj. Njerëzit e tjerë, si nëna e saj i qëndrojnë pranë.

Edhe Ali Magin para shtatë vjetësh është përcaktuar për islamin. Mirëpo, ajo konvertimin e saj nuk e pa si një hap shumë larg nga jeta e deriathershme, por si
një vazhdimësi logjike të ndjenjës së mirë që i jepte lidhja me principet e islamit. Ali Magin thotë se ajo gjeti në islam një të vërtet më të thellë se sa në krishterizëm:
"Nuk është se me konvertimin nga krishterizmi në islam, njeriu merr një drejtim krejt tjetër. Ai ec përpara në të njëjtin drejtim dhe sipas mendimit tim, shkon një hap më tej."

Sot, kjo gjermane lutet pesë herë në ditë, agjëron Ramazanin dhe nuk pi alkool. Nga jashtë nuk vërehet se cilit religjion i përket. Por, kur në situata të veçanta kuptohet religjioni i saj ajo shikohet me skepticizëm- tregon shitësja. Dhe, kjo ndodh si prej
kolegëve gjerman poashtu edhe prej muslimanëve të tjerë me origjinë turke apo arabe, të cilët jetojnë në Gjermani.

Sipas të dhënave të arhives islame, në Gjermani vetëm në vitin 2005 kanë kaluar në islam më shumë se 1000 shtetas gjerman. Në shumë raste të tjera gjithsesi nuk
shihet bindje e duhur fetare. Monika Wohlrab Sahr, Sociologe e religjionit në Universitetin e Leipzigut, gjatë analizave ka zbuluar se shumica e grave janë
konvertuar për shkak të martesave me muslimanë. Konvertimi në keto raste është vetëm formal për tu plotësuar kushtet që presin i zgjedhuri apo familja e tij, por që në fenë personale të mos jenë vendimtare.

Wohlrab-Sahr përmend edhe dy grupe tipike të të konvertuarve, të cilët nuk ndryshojnë fenë e tyre për dritën e besimit. Ka njerëz që me konvertimin në një
religjion tjetër, duan të rindërtojnë jetën e tyre. Shkak janë shpeshherë përjetimet personale të cilat merren si deshtime, si psh. ndërprerja e arsimimit, papunësia, lidhjet jostabile dashurore apo edhe dhuna seksuale.

Pastaj, grupi tjetër i cili me ndihmën e islamit duan një të ashtuquajtur "emigrim simbolik", që përfshin njerëzit të cilët përmes një konvertimi të vetëdijshëm
në një religjion tjetër, mundohen të distancohen nga jeta e deriathershme.

Një kalim në Budizem në Gjermani do te arsyetohej me jetën bashkëkohore. Por:
"Me islamin është ndryshe. Këtë e përjetojnë si diçka të huaj. Dhe, kur janë në pyetje martesat në Gjermani si dhëndurë janë më së të pranuar muslimanët. Kjo don
të thotë se kush konvertohet në islam, zgjedh një religjion i cili paraqet një shkallë shtytjeje për opinionin. Sipas mendimi tim, disa mjete në një religjion jo vetëm që përmbajnë këtë faktor irritues por nënvizojnë një kufizim. Me këtë bëjnë të ditur:
unë jetoj këtu, unë përkas këtu por njëkohesisht jam ndryshe. Dhe kjo qënje ndryshe prezantohet përmes islamit".

Lina Weber gjithsesi ka krejt tjera përvoja. Ajo që shtatë vjet është një muslimane e nënshtruar dhe e nevrikos fakti, që prej asaj kohe ajo shihet me një sy tjetër. 28 vjeçarja tregon se edhe sot e kësaj dite duhet të arsyetohet për konvertimin e saj. Pyetjet jane gjithnjë të njëjtat: "Ka shumë që pyesin: 'E si është kjo? A nuk të shkruan
bashkëshorti yt këtë apo atë?! Pra, sipas motos: "Ti nuk guxon sigurisht të shkosh në punë; ti nuk guxon këtë apo atë". Apo kur shohin se si jetoj thonë: "Sigurisht, bashkëshorti yt dëshiron që ti të bartësh shami koke". Atëherë përgjigjem se bartja e shamisë është dëshirë imja personale dhe se kjo nuk është pengesë për lirinë time.

Edhe Rabeya Myller i njeh demonstrimet e tilla. Por ajo është kundër shkallës se emancipimit ku vendoset për apo kundër mbulimit të femrës. Sipas pikëpamjes së
gjermanes muslimane, pozicioni i femrës në islam nuk është hiç më i keq se ai i mashkullit. Vetëm se fatkeqësisht, në shumë pjesë të shoqërisë muslimane mbretëron një mënyrë patriarkale e leximit të Kuranit.