1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ndërrime në koalicionin qeveritar në Tiranë

DW13 Mars 2007

Kryemistri Sali Berisha ka shpallur të hënën në mbrëmje rikompozimin e qeverisë, diktuar pas rezultatit, të diktuar pas rezultatit te zgjedhjeve lokale te 18 shkurtit zgjedhjeve lokale te 18 shkurtit

https://p.dw.com/p/ArXj
Kryeministria
KryeministriaFotografi: DW / Aida Cama
Ndryshimet e reja në kabinetin Berisha prekin tre ministri e postin e zëvendëskryeministrit: Ne postin e ministrit të brendshem u caktua deputeti i PD-së, Bujar Nishani. Dy deputete te tjere te mazhorances Ylli Pango dhe Majlinda Bregu jane caktuar perkatesisht krye te ministrise se kultures dhe integrimit.

Nderkohe qe numri 2 i qeverise Ilir Rusmali do te drejtoje ministrine e drejtesise, duke ia lene vendin e zevendskryeministrit Gazmend Oketës.

Ky eshte rikompozimi i pare i qeverise qe pas zgjedhjeve parlamentare te 3
korrikut te vitit 2005 kur PD dhe aleatet e saj te djathte moren pushtetin
pas 8 vjeteve ne opozite.

Kryeministri Berisha tha se mazhoranca aktualisht ka 80 vota nga 140
deputetet e parlamentit, duke pranuar se te djathtet vetem me votat e tyre
nuk mund te miratojne ligje te rendesishme qe kerkojne 3/5 e deputeteve,
sic eshte p.sh., zgjedhja e presidentit te republikes, proce\s qe pritet te
zhvillohet ne muajin qershor te ketij viti.