1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ndërsimi i popullit nuk ka asgjë të përbashkët me lirinë e shprehjes

Daphne Antachopoulos16 Shkurt 2007

Mohuesi i holokaustit Zündel merr masën më të lartë të dënimit

https://p.dw.com/p/AqxX
Fotografi: AP

Vendimi i gjykatës për ta dënuar Ernst Zündel-in me masën më të lartë mund ta cilësosh si të paalternativ. Sepse gjithçka tjetër nuk do të ishte në përputhje as me sistemin gjerman të drejtësisë e as me perceptimin e historisë prej gjermanëve. Për ta saktësuar: Për ndërsim të popullit nuk dënohet vetëm kush mohon holokaustin, por kush përgënjeshtron në përgjithësi veprat e kohës së sundumit nazist. Të gjitha mizoritë naziste trajtohen barabar.

Që holkausti ka ndodhur - gjë që Zündel e mohon shprehimisht - ky është fakt. Nuk ka ngjarje historike të shekullit XX që të jetë studiuar më intensivisht. Dokumenta të panumërta - si protokolli i konferencës në Wannsee ku u organizuan deportimet dhe asgjësimet e filluara tashmë - por edhe shënime, fotografi dhe raporte të dëshmitarëve okularë e vërtetojnë këtë. Filmimet e aleatëve fill pas çlirimit të kampeve të përqendrimit ja po ashtu dokumenete bashkëkohore. Hollësi të tjera u konstatuan në procese të shumta penale dhe u analizuan në ekspertiza historianësh.

Pra mohimi i krimeve të kohës së nazizmit nuk përbën një opinion, i cili përhapet nga mohues të holokaustit si Ernst Zündel dhe do t'ia vlente të mbrohej në kuadër të lirisë së shprehjes. Ai përbën një pretendim, i cili është dukshëm dhe qëllimisht i pavërtetë. Dhe këtu juridiskioni i shkallës më të lartë është i qartë: Sipas gjykatës kushtetuese gjermane pretendimet e qëllimshme dhe të provuara si të pavërteta nuk mbrohen prej lirisë së mendimit.

Sepse kush mohon holokaustin e bën këtë jo nga pakujdesia, por me vullnet dhe me një synim të caktuar: Fati i hebrenjve nën sundimin nazist duhet të paraqitet si gënjeshtër historike, në të njëjtën kohë me të lidhet gjoja plaçkitja e Gjermanisë prej hebrenjve.

Kjo përputhet saktësisht me ideologjinë antisemitike të nazistëve, të cilët gjithashtu i kidhin zgjedhur hebrenjtë dhe pakicat e tjera si koka turku. Atëherë shumica e gjermanëve nuk u mbrojt kundër kësaj ideologjie - disa e toleruan dhe panë mënjanë, të tjerët e mbështetën.

Përpunimi i historisë gjermane ishte një proces i dhimbshëm. Përballë përmasave të krimeve naziste ai edhe nuk mund të mbyllet. Pjesë e këtij përpunimi është edhe ballafaqimi me ata që ende nuk kanë nxjerrë mësime. Përkujtimi i viktimave dhe i pasardhësve të tyre duhet mbrojtur po aq sa edhe besimi në shtetin ligjor, i cili nuk do të lejojë më kurrë mizori të tilla dhe glorifikimin e tyre.

Me që ra fjala, mohimi i holokaustit nuk dënohet vetëm në Gjermani, por edhe në Francë, Britani të Madhe, Austria apo Zvicër. Por për asrye të historisë së vet Gjermania mban përgjegjësinë më të madhe në këtë çështje. Sikur pikërisht këtu të hiqej dorë prej ndëshkimit, ky do të ishte një sinjal fatal për botën e jashtme.

Por a u duhet dhënë nxitësve kaq të papërshkrueshëm si Zündel dhe avokatëve të tij - disa prej tyre ekstremistë të djathtë famëkeq - një forum publik si salla e gjykatës? Apo mos duhet hequr dorë prej procesit pikërisht për këtë arsye? Përgjigjja nuk është e qartë: Ata duhen nxjerrë para gjyqit, nuk duhen injoruar. Sepse hedhja e vështrimit gjetiu dhe injorimi ka pasur një herë pasoja katastrofale për Gjermaninë.