1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ndihmë për Mianmarin

Bernd Riegert (DW Bruksel)7 Maj 2008

Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera humanitare po përgatisin një operacion të madh humanitar. Edhe BE do të dërgojë ekspertë, sapo të pranojë Mianmari

https://p.dw.com/p/Dv0L
Shkatërrimet në Mianmar
Shkatërrimet në MianmarFotografi: AP

Komunikimi me Birmaninë (Mianmarin) është shumë i vështirë. Zyra evropiane për ndihmë humanitare shkurt ECHO në Bruksel nuk arrin të lidhet me zyrën e saj në Rangun. Nga stuhia shkatërrimtare Nargis janë shkëputur nga lidhja kompjuterët dhe rrjetet elektrike. Vetem me telefon arrin akoma të kontaktosh me disa bashkëpunëtorë, tha zëdhënësi i Komision evropian, Amadeu Altafaj në Bruksel. Ndërkohë merret vesh se gjendja është shumë më e keqe, nga c´ishte menduar fillimisht.

"Disa qytete dhe fshatra janë shkatërruar 100%, nga erërat e forta me nga 190 kilometer në orë dhe nga dallgët me lartës tri meter.Nuk ka të dhëna të sakta, por ka edhe qindramijëra njerëz në nevojë. Kjo ka tani priorität."

Qeveria ushtarake në Myanmar, në Birmaninë e dikurshme, flet ndërkohë për 22.000 të vdekur dhe rreth 500.000 të pasterehë. Si ndihmë emergjente komisioni BE-së ka vënë në dispozicion dy milionë euro. Eshtë e diskutueshme në se paratë mund të jepen menjëherë, sepse përfaqësues të organizatave humanitare ankohen, që autoritetet në Birmani ngrenë shumë pengesa burokratike. Zëdhënësi i komisionit të BE-së, Amadeu Altafaj, kërkoi nga junta ushatarake, që t´u lejojë ndihmësve sa më parë hyrjen në vend.

"Qëllimi i vetëm që kemi me këtë ndihmë është t´i japim fund vuajtjes së njerëzve. Prandaj shpresojmë se qeveria në Myanmar do të bëjë gjithcka për të na ndihmuar. Me këtë kam parasysh kontaktin me forcat e ndihmës në rajonet e katastrofës, dhënien e shpejtë të vizave, vënien në dispozicion të infrastrukturës së komunikacionit.."


BE që para katastrofës ka patur shumë projekte ndihmash në Birma dhe shumë kontakte me organizata atje. Kërkesën e qeverisë ushtarake për të bashkëpunuar vetëm me organizata zyrtare të Kombeve të Bashkuara, e kundërshtoi zëdhënësi i komisionit të BE-së:

"Ndihmat evropiane do t´u ndahen barabar të gjithë atyre që vuajnë në rajonin e katastrofës. Kjo ndodh përmes agjensive me përvojë dhe të pavarura si OKB-ja dhe Kryi i Kuq dhe NGO të tjera. Theksoj se ne punojmë ndërkohë me partnerë në Myanmar."


Marrëdhëniet zyrtare të BE-së me juntën në Birmani janë kufizuar shumë prej vitesh. BE e dënoi ashpër shtypjen e protestave të murgjve në vjeshtën e kaluar. Pavarësisht nga të gjitha tensionet politike BE është i gatshëm, të dërgojë më shumë ekspertë në këtë vend, bëri të ditur komisioni.