1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Unicef

19 Qershor 2009

Organizata për ndihmën e fëmijëve (UNICEF) në Gjermani prezantoi të enjten bilancin vjetor, ku shihet se në vitin 2008 ka pasur shumë më pak donacione se në vitin 2007.

https://p.dw.com/p/IUVU
Modeli Patin Eva Padberg në një aksion për Unicefin, para Portave të Brandenburgut.
UNICEF në Gjermani ka përjetuar kohëra të vështira. Një skandal me donacionet dëmtoi rëndë imazhin e organizatës.Fotografi: picture alliance/dpa

UNICEF në Gjermani ka përjetuar kohëra të vështira. Një skandal me donacionet në fillim të vitit 2008, ka dëmtuar rëndë imazhin e organizatës për ndihmë ndaj fëmijëve. Në raportin vjetor të parqitur në Berlin, shihet se pasojat ishin shumë të rënda, konfirmon shefi i UNICEF-it për Gjermani, Jürgen Heraeus. „Skandali ka ndikuar në zvogëlimin e donacioneve. Ka zgjatur disa muaj deri sa është rikthyer besimi, ndërsa sot gjendja është normalizuar në tërësi dhe ndihmat janë në nivelin e mëparshëm. Jam optimist se do t'ia dalim.“

Takim i të rinjve në Japoni.
Vetëm në Japoni ekziston një gatishmëri e madhe për ndihma si në Gjermani.Fotografi: picture-alliance/dpa

Ndihmat për UNICEF-in kanë rëndë vitin e kaluar me një të kartërtën. Udhëheqësit e organizatës apelojnë që vuajtjet e fëmijëve të mos harrohen as në kohën e krizës ekonomike. Regine Stachelhaus shpjegon: „Vetëm në Japoni ekziston një gatishmëri e madhe për ndihma si në Gjermani, për faktin se UNICEF-i është një organizatë shumë e njohur, e cila është themeluar menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, për të ndihmuar fëmijët me pluhur qumështi dhe penicilina."

UNICEF-i tani po përpiqet që të mobilizojë donatorët duke rritur transparencën. Megjithë rënien e ndihmave, kjo organizatë ka mbledhur gjatë vitit të kaluar ndihma në vlerë prej 73,5 milionë eurosh. 57 milionë prej tyre janë investuar në projekte të ndryshme.

Kongoja është një prej vendeve që pret ndihma. Lufta qytetare, dëbimet varfëria dhe gjendja katastrofale me ushqime, janë shkaqe të mjaftueshme për ndihmat. Organizatat e ndihmës kanë frikë se gjendja në të ardhmen mund të keqësohet. UNICEF-i ka nisur në lindje të Kongos një prej projekteve më të mëdha në botë, të drejtuar nga Julien Harneis. „Është ky ndoshta vendi më i keq në botë për fëmijët. Kur shikoni statistikat, shihet se një në pesë fëmijë vdes ende pa i mbushur pesë vjeç. Kushtet shëndetësore dhe të arsimit janë jashtëzakonisht të rënda. Më pak se gjysma e fëmijëve kryejnë shkollën fillore.“

Fëmijë që vaksionhet.
UNICEF-i ka nisur në lindje të Kongos një prej projekteve më të mëdha në botë.Fotografi: picture-alliance / dpa/dpaweb

Për të zbutur gjendjen emergjente, UNICEF-i ka ndarë ndihma për gati një milionë njerëz në ditë. Rreth 3,5 milionë njerëz janë mbështetur me medikamente dhe mjete të tjera shëndetësore. Ndërsa qindra mijëra fëmijë janë furnizuar me pajisje për shkollë. Megjithatë, ky rajon do të ketë nevojë për ndihma edhe për dhjetëra vite, paralajmëron Harnies.

Autor : Heiner Kiesel / Bahri Cani

Redaktoi : Aida Cama