1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ndjenja e realitetit e Obamës ofron shanse për ta bërë botën më paqësore

29 Janar 2009

Shtypi gjerman i ditës komenton marrëdhëniet Rusi - SHBA.

https://p.dw.com/p/GikZ
Flamujtë amerikanë dhe rus
Flamujtë amerikanë dhe rusFotografi: AP/DW

Fillimisht lexojmë në gazetën Nürnberger Nachrichten:


Paralajmërimi rus nuk është ende më shumë sesa një gjest i vullnetit të mirë, por duhet sugjeruar se Kremlini do të lehtësohej sikur të mos ndihej i detyruar që t'i futej një raundi të ri gare armatimi. Në fund të fundit edhe Rusia është e prekur prej krizës ekonomike. Dhe Vladimir Putinit me siguri që i kujtohet se ç'pasoja rrënuese pati për Moskën gara e armatimit të viteve tetëdhjetë. Ndjenja e realitetit e Obamës, ofron shanse për ta bërë botën më paqësore. Bushi njihte shtete të mira dhe të këqija. Kjo do të thotë se ai i krijoi armiqtë me përkufizim sipas ideologjisë së vet. Njeriu i ri në Shtëpinë e Bardhë, e di që politika e jashtme është ekuilibrim interesash mes fuqive dhe jo punë misionari, që në rastin më të keq çon në kryqëzata. Kjo të jep shpresë.

Sächsische Zeitung që botohet në Dresden vëren:


Njeriu-shpresë në Shtëpinë e Bardhë duhet të dallojë shanset dhe ta mendojë edhe një herë ngritjen e mburojës raketore - një projekt, që nuk është i papjekur vetëm teknikisht, por që është me pikëpyetje në planin ushtarak dhe i dëmshëm në atë politik. Do të ishte po aq e guximshme sa edhe konsekuente, sikur Obama të ndahej edhe nga kjo trashëgimi e paraardhësit të tij Bush.