1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ndotja e ambjentit ne Gjermani, termeti ne Azine Juglindore, nderrimi i pushtetit ne Kirgistan, Bosnja Hercegovina

Anila Shuka30 Mars 2005

Pasqyra e shtypit gjerman te dates 30.03.05

https://p.dw.com/p/ArwA
Në gjithnjë e më shumë qytete të mëdha të Gjermanisë, ditët e fundit është vënë re tejkalimi i limitit të vendosur nga Bashkimit Evropian për ndotjen e ajrit nga pluhuri i makinave.

Rreth lajmit për ndotjen e qyteteve gjermane nga qarlullimi rrugor, gazeta "Mannheimer Morgen» shkruan.

"Diçka ndjehet në ajër. Tepër pluhur. Shumë qytete gjermanë i kanë tejkaluar limitet e caktuara, por politika ka rënë në një gjendje ankthi. As pluhuri e as direktivat e Bashkimit Evropian nuk kanë rënë nga qielli. Dhe tani ka ardhur koha të veprohet. Askush nuk pranon të bllokojë qendrat e qyteteve për makinat. Por këtu nuk diskutohet për BE-në e direktivat e saj, por për një lëndë kanceroze, që vërtitet në ajrin e qyteteve tona. Bllokimi inteligjent i disa rrugëve të banuara për kalimin e kamionëve, shëndeti i njerëzve është ajo që duhet të ketë vlerë për ne."

Gazeta «Nürnberger Zeitung» i kushon më shumë vëmendje pasojave ekonomike të një lajmi të tillë:

"Shkurtime drastike në jetën ekonomike siç po propozohen tani nga shumë anë, do të jenë problematike. Gaz vdekjeprurës janë ato për gjendjen, në të cilën ndodhet ky vend. Mbrojtja e mjedisit ia vlen të synohet, shumë shpesh ajo madje ka shërbyer si motor zhvillimi ekonomik. Por për të duhen mjete. Në një kohë stagnacioni ose fare prapambetje ekonomike, do të ishte e papërgjegjshme, që krahas masave ekzistuese për mbrojtje, të shtoheshin të tjera të shtrenjta, që do të pengonin lulëzimin e
konjukturës."

"Mitteldeutsche Zeitung" që botohet në lindje të Gjermanisë, shkruan:

"Gjithmonë e më shumë studime arrijnë në përfundimin që luftimi i ndotjes së ambjentit nga qarkullimi rrugor është i drejtë. Hapat që duhen bërë për të mbrotjur shëndetin e njerzve janë të njohura prej kohësh. Zemërim më të madh shkakton reagimi i zvarritur i industrisë gjermane të automobilave. E dashuruar mbas teknikës dhe ende udhëheqëse në të gjithë botën, ajo jo vetëm që ka harruar të ndjekë trendin e
filtrave eficientë për tymin e diezelit, por e ka luftuar atë në dëm të vetvetes. Herët a vonë modelet gjermane pa filter, nuk do të shiten më në tregjet e rëndësishme."

Gazeta e përditshme "Die Welt" komenton tërmetin në Azi:

"Ajo që nga njëra anë të jep shpresë, dhe nga ana tjetër duket turpëruese, duke patur parasysh 26 dhjetorin është, se shumë më parë se të ishin instaluar sajzmografët, tonet dhe dërguesit, sistemi i paralajmërimit funksionoi. Kur gjeofizikantët e larët amerikanë njoftuan vendet e prekura, këtë radhë, lajmi mbërriti tek njerzit me shpejtësinë e erës, e ai do të përhapej pa problem deri në zonat më të largëta. Sigurisht që ishte alarm i gabuar. Për parashikime me saktësi minutash
duhet teknika. Por për miliona njerëz ai shërbeu edhe si alarm provë, dhe funksionoi pa teknikë të madhe."

Gati i të njëjtit mendimi është edhe komentatori në gazetën «Badische Neueste Nachrichten», që del në Karlsruhe

"Reagimi ndaj tërmetit në Indonezi ishte shembulli më i mirë që flet për aftësinë e njerzve për të mësuar. Para katër muajsh sundonte kaosi dhe mosdija, kur valët e larta u rrokullisën në brigjet aziatike. Këtë radhë organizatat ndërkombëtare, forcat ndihmëse dhe studjuesit u vetëlëvduan për funksionimin aq të mirë të sistemit të paralajmërimit në Indonezi. Ndërkaq, sistemi i shtrenjtë i paralajmërimit në raste cunami nuk është instaluar ende. Por të tronditur nga valët vdekjeprurëse të krishtlindjeve, organet shtetërore bënë atë që duhet ta kishin bërë që më parë."

E përditshmja «Berliner Zeitung» komenton konfliktin aktual në Kirgistan:

"Vendimtar është se si do të sillet Rusia, kur edhe këtu të ndërrohet pushteti. Dy të parat, atë në Gjeorgji dhe në Ukrainë, Moska i cilësoi si konspiracione aventurierësh të papërgjegjshëm, që u dërguan në garë nga Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi për të minuar nga poshtë interesat strategjike të Rusisë në ish-republikat sovjektike. Reagimet e Moskës ndaj ngjarjeve në Kirgistan janë shumë më të qeta dhe më pak polemike. Ndoshta kjo dëshmon për ndërrimin e kursit. Ajo po e lë Akajevin e bankrotuar të flasë dhe ka filluar të merret vesh me pushtetarët e rinj. Një gjë Rusisë iu bë mësim. Sa më këmbëngulëse që të tregohet, aq më e vendosur është rezistenca kundër saj.

Dhe së fundi, gazeta "Frankfurter Allgemeine Zeitung" hedh një vështrim në punën e të ngarkuarit të posaçëm për Bsnjë-Hercegovinën, Padi Ashdaun:

"Detyra e tij në Bosnjë-Hercegovinë, është shprehur para pak kohësh britaniku, është që të heqë detyrën e tij. Nuk mund të ketë mënyrë më të goditur për të përshkruar qëllimin e misioneve ndërkombëtare për paqen. Por veprimi i Ashdounit jep shkas për të shtruar pyetjen, se a i beson Lordi vetvetes? Nuk është hera e parë, që pushon nga puna një politikan, që e mban për të korruptuar. ... Por a mos vallë, do të kthehej Bosnja-Hercegovina përsëri nën barbarinë e viteve të luftës, sepse njëri nga tre presidentët e vendit ka bërë pazare të pista me pronarët e një fabrike mishi? Përgjigja në këtë rast del e tepërt. Vetëm pyetja mbetet. Në pyetje është gjithmonë parimi demokratik."