1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ndryshimi në Iran ka filluar

23 Qershor 2009

Këshilli i Mbikqyrësve në Iran hodhi poshtë kërkesën për anulimin e zgjedhjeve dhe konfirmoi rezultatin zyrtar. Gjatë kontrrollit janë vënë re parregullsi, por ato nuk kanë qenë të rëndësishme apo nuk përbënin shkelje.

https://p.dw.com/p/IX2X
Gazeta
Shtypi ka në fokur Iranin.Fotografi: DW

"Rhein-Neckar Zeitung", që del në Heidelberg për situatën në Iran:


"Pas fallsifikimit të zgjedhjeve, Irani nuk mund ta fshehë më se revolucioni i Khomeinit i para 30 vjetëve është kthyer në një diktaturë të palëvizshme. Reagimi brutal ndaj protestave as nuk fshihet dot, as nuk e detyron dot shpirtin e ndryshimit të hyjë prapë në shishe. Në fakt çdo zhvillim është i mundur, edhe më i keqi. Por ndryshimi në Iran ka filluar. Perëndimi duhet ta mbeshtesë atë pa hezitim në emër të të drejtave të njeriut."


"Esslinger Zeitung" :

Protestat kundër manipulimit të zgjedhjeve, që bëhet gjithnjë e më i dukshëm, mund të paraprijnë fundin e "Republikës Islamike" në formën e saj ekzistuesve 30 vjeçare. Edhe sikur regjimi të fitonte edhe një herë, populli iranian do të duhet të qeveriset vetëm me më shumë represion. Një kastë e vogël vazhdon atë, që ka bërë gjithmonë, të shtypë shumicën, që deri tani heshtte.

"Allgemeine Zeitung", që del në Mainz:

Rritet përshtypja se rradhët e klerikëve nuk janë më kompakte, sikur brenda këtij forumi të pushtetit ekzistojnë diferenca të mëdha mendimesh. Po të jetë kështu edhe pozicioni i njeriut të parë të shtetit, udhëheqësit të revolucionit Kamenei, nuk do të jetë i padiskutueshëm. Të presim të shohim, se cili prej kritikëve brenda klerikëve do të ketë guximin e të marrë tefterin në dorë, apo do t'ia lërë atë ish presidentit Rafsanxhani, për të cilin dihet se mbështet fort Musavinë. Pesë anëtarë të familjes të Rafsanxhanit janë arrestuar. Kamenei e di mirë se nga vjen presioni, i cili shkrehet në rrugë. (dpa/av/aca)