1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

120809 Erste Bundestagswahl

15 Shtator 2009

Pas shpalljes të ligjit themelor më 23 Maj 1949 në Bon, më 14 gusht qytetarëve të Republikës së re Federale iu bë thirrje të votojnë për të zgjedhur për herë të parë deputetët e Bundestagut (parlamentit).

https://p.dw.com/p/Jgku
Konrad Adenauer zgjidhet kancelari i parë i Republikës Federale.
Adenauer krijoi një koalicion konservator mes unionit kristiandemokrat / kristiansocial (CDU / CSU), liberal-demokratëve (FDP) dhe partisë konservazore gjermane (DP), deputetët e së cilës me shumicën prej një vote diferencë, e zgjodhën atë kancelarin e parë.Fotografi: picture-alliance/ akg-images

60 vjetë më parë zgjedhësit - ndryshe nga sot - kishin vetëm një votë. Në këtë mënyrë ato zgjidhnin si kandidatët direkt në zonën e tyre elektorale, ashtu edhe listën e landit të partisë së këtij kandidati. Edhe lufta elektorale në vitin 1949 ishte krejt ndryshe nga sot. Annemarie Renger, asokohe bashkëpunëtore e kryetarit të partisë socialdmeokrate Kurt Schumacher dhe më vonë presidente e Bundestagut, kujton: „Ne nuk kishim menaxher të fushatës në kuptimin so sot, por në pjesën më të madhe edhe ata bënin luftën e tyre elektorale të përqëndruar shumë në një zonë të caktuar, si në qarkun elektoral apo në landin përkatës. Ne nuk kishim mjete financiare për të organizuar veprimtari masive elektorale si sot.“

Kurt-Georg Kiesingeri.
Koalicioni i parë me bazë të gjerë, ishte i përbërë nga unioni kristiandemokrat / kristiansocial dhe socialdemokratët (1966 – 69) me kancelar Kurt-Georg Kiesinger-in (CDU) dhe me Willy Brandt-in (SPD) si ministër i Jashtëm.Fotografi: AP

Shumë qytetarë ishin të preokupuar se themelimi i Republikës Federale mund të thellonte ndarjen gjermane. Megjithatë më 14 gusht 1949, katër në pesë zgjedhës dolën në votime, kuota e pjesëmarrjes arriti në 78,5. Ky fakt u konsiderua si shprehje e besimit ndaj republikës së re. Papritur Partia Socialdemokrate humbi zgjedhjet kundrejt unionit konservator të kristiandemokratëve dhe socialkristianëve, nën udhëheqjen e Konrad Adenauerit me rezultatin 31 përqind me 29 përqind. Adenauer-i ia del mban me linjën e tij kundër socialdemokratëve: „Një rol kyç në luftën elektorale luajti çështja: ekonomi e planifikuar apo ekonomi sociale e tregut. Populli gjerman u shpreh me shumicë të madhe kundër ekonomisë së planifikuar. “

Adenauer krijoi një koalicion konservator mes unionit kristiandemokrat/kristiansocial (CDU / CSU), liberal-demokratëve (FDP) dhe partisë konservatore gjermane (DP), deputetët e së cilës me shumicën prej një vote diferencë, e zgjodhën atë kancelarin e parë. Me parrullën „Jo eksperimente“ Adenauer-i e përforcoi në vitet e së ashtuquajturës "mrekullia ekonomike" mazhorancën e vet si kancelar. Unioni arriti në vitin 1957 shumicën absolute - qysh nga ajo kohë asnjë parti nuk e ka arritur më këtë shumicë. Fundi i "epokës Adenauer" nisi të konturohet në fillim të viteve 1960-të. Brezi i pasluftës ngriti zërin, gjë që arriti kulmin me trazirat e të rinjve dhe studentëve në vitet 1967 / 68.

Kancelari i parë socialdemokrat (1969 – 74) Willy Brandt.
Si kancelari i parë socialdemokrat (1969 – 74) Brandt-i vendosi thekse të reja për një epokë të reformuar „social-liberale“.Fotografi: picture alliance / dpa

Në këtë periudhë qeveriste koalicioni i parë me bazë të gjerë, i përbërë nga unioni kristiandemokrat / kristiansocial dhe socialdemokratët (1966 – 69) me kancelar Kurt-Georg Kiesinger-in (CDU) dhe me Willy Brandt-in (SPD) si ministër i Jashtëm. As zëvendësimi i Adenauer-it s nga pasuesi i pafat Ludwig Erhard (1963 – 66) dhe as krijimi i koalicionit me bazë të gjerë, nuk ishin rezultat i zgjedhjeve parlamentare. Ky ishte rezultati i taktikës së tre fraksioneve parlamentare CDU / CSU, SPD dhe FDP.

Qysh nga zgjedhjet e vitit 1961 asnjë nga tri partitë nuk mund të qeveriste e vetme - por një sërë koalicionesh të mundshme u realizuan me kohë: Kristiandemokrati Erhard (CDU) qeverisi me liberal-demokratët (FDP), më pas pasoi koalicioni me bazë të gjerë. Pas zgjedhjeve në vitin 1969 FDP u luhat drejt SPD, megjithëse bazuar tek shifrat edhe rifillimi i koalicionit me kristiandemokratët mund të ishte një obsion. Si kancelari i parë socialdemokrat (1969 – 74) Brandt-i vendosi thekse të reja për një epokë të reformuar „social-liberale“. „Ne duam të guxojmë për më shumë demokraci.“ Koalicioni SPD-FDP vazhdoi nën Helmut Schmidt (1974 -82) pas dorëheqjes së Brandt-it për shkak të zbulimit të një agjenti të RDGJ-së (Republika Demokratike e Gjermanisë) në zyrën e kancelarit.

Në vitin 1982, kryetari i CDU-së Helmut Kohl zgjidhet kancelar.
Në vitin 1982, kryetari i CDU-së Helmut Kohl zgjidhet kancelar me votat e Unionit dhe të FDP-së. Helmut Kohl qëndron 16 vjet në këtë post.Fotografi: picture-alliance/ dpa

Pas 13 vjetësh, në vitin 1982 FDP ndryshon nën ministrin e Jashtëm Hans-Dietrich Genscher sërish partnerin e koalicionit, duke u kthyer tek unioni konservator. Edhe ky koalicion nuk është rrjedhojë direkte e rezultatit të zgjedhjeve për Bundestagun, ku Unioni qysh nga viti 1976 mbetet sërish fraksioni më i fortë. Kancelari Schmidt rrëzohet në vitin 1982, pasi kryetari i CDU-së Helmut Kohl zgjidhet kancelar me votat e Unionit dhe të FDP-së. Kohl-i dhe koalicioni i tij rikonfirmohen vazhdimisht në zgjedhjet e parakohshme në 1983-in e më pas. 16 vjet me radhë kancelar, edhe pas ribashkimit të Gjermanisë në vitin 1990 – Kohl-i është kancelari me periudhën më të gjatë në post.

Për herë të parë me zgjedhjet e 1998-ës qeveria zëvendësohet direkt si rrjedhojë e rezultatit e zgjedhjeve. SPD-ja fiton me Gerhard Schröder-in - kësaj i shtohet edhe hovi që mori partia ekologjiste "Të Gjelbërit". Qysh nga viti 1983 kjo parti ka sjellë në Bundestag një frymë të re, një ngjyrë të re. Në 1998-ën socialdemokratët bashkë me ekologjistët arrijnë shumicë të qartë për një koalicon, gjë që e pranon kancelari që tashmë i ka humbur zgjedhjet: „Ne i humbëm zgjedhjet. Kjo është mëse e qartë, që socialdemokratët dhe Të gjelbërit kanë fituar në këto zgjedhje. "

Në zgjedhjet e 1998-ës SPD-ja fiton me Gerhard Schröderin.
Në zgjedhjet e 1998-ës SPD-ja fiton me Gerhard Schröderin.Fotografi: picture-alliance/ dpa

Gerhard Schröder-i bëhet kancelar, Joschka Fischer nga Të gjelbërit bëhet ministër i Jashtëm. I ardhur në post prej vullnetit të zgjedhësve, por sërish i larguar prej tyre, ky është fati i kancelarit Schröder. Në zgjedhjet e 2002-it ai fiton me fare pak diferencë kundrejt rivalit Edmund Stoiber (CSU). Në 2005 Schröder-i kërkon me zgjedhjet e reja të parakohshme një mandat të ri nga zgjedhësit. Një avantazh për staren e re të CDU-së, kryetare e partisë dhe kandidate për kancelare, Angela Merkel: „Për këtë hap edhe unë personalisht ju respektoj, sepse kjo është e domosdoshme për ta nxjerrë vendin nga amullia disa mujore prej mosmarrëveshjeve dhe paaftësisë për të vepruar të socialdemokratëve dhe ekologjistëve. “

Angela Merkel dhe Gerhard Schröder.
2005 - Për herë të parë një grua zë postin më të rëndësishëm politik. Angela Merkel drejton koalicionin mes Unionit kristiandemokrat / kristiansocial dhe socialdemokratëve.Fotografi: AP

Merkel-it i japin të drejtë. Zgjedhësit rrëzojnë Schröder-in duke i dhënë fund pas shtatë vjetësh qeverisjes së socialdemokratëve dhe ekologjistëve. Për herë të parë një grua zë postin më të rëndësishëm politik. Për Merkel-in është e pamjaftueshme mazhoranca për krijimin e koalicionit të dëshiruar me liberal-demokratët - në 2005-ën për herë të dytë krijohet koalicioni mes Unionit kristiandemokrat / kristiansocial dhe socialdemokratëve.

Autor : Jochen Vock / Vilma Filaj - Ballvora

Redaktoi : Aida Cama