1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kabul Nationalfeiertag

Sabina Matthay 18 Gusht 2008

Së shpejti trupat e ISAF-it do t'i dorëzojnë përgjegjësitë ushtrisë afgane, që do të duhet të kujdeset vetë për sigurinë në Kabul. Ndërkohë gjendja e sigurisë është ende larg stabilitetit.

https://p.dw.com/p/F01r
Dy militantë talebanë
Dy militantë talebanëFotografi: AP

Kabuli në ditën e pavarësisë - kryeqyteti është mbushur me një numër tepër të shtuar policësh dhe festimet e ceremonitë do të zhvillohen në një vend të fshehtë, jo të hapura për publikun.

Para një viti në stadiumin e Kabulit gati 40.000 vetë shtyheshin për të marrë pjesë në festimin e ditës kombëtare së bashku me presidentin, Karzai dhe anëtarë të tjerë të qeverisë e diplomatë të huaj. Këtë vit qeveria afgane nuk do t'i hyjë rrezikut, madje edhe vendin e ceremonisë e mban sekret. Qeveria afgane nuk e ka harruar ende atentatin e islamistëve në pranverën e këtij viti, në kohën kur presidenti Karzai do të merrte pjesë në një paradë ushtarake.

Shenja të rritjes së pasigurisë në Hindukush

Ndërkohë që vetëm pak më parë ministri afgan i arsimit i shpëtoi për mrekulli një atentati në Kabul. Në fundjavë trupat afgane dhe ato multinacionale zhvilluan luftime të ashpra me kryengritësit talebanë, ku u vranë më shumë 60 talebanë dhe 4 civilë. Në provincën e Kandaharit humbën jetën në një atentat dhjetë policë afganë, në lindje të vendit dy ushtarë të huaj rane pre e një gracke me lëndë shëprthyese.

Megjithëse ngritja e forcave afgane të sigurisë përparon, talebanët ja kanë dalë të riorganizohen
Megjithëse ngritja e forcave afgane të sigurisë përparon, talebanët ja kanë dalë të riorganizohenFotografi: picture-alliance/ dpa

Talebanët ia kanë dalë të riorganizohen

Megjithëse në Afganistan janë të stacionuar 70.000 ushtarë të huaj, gati 23.000 më shumë se në vitin 2003, dhe ngritja e forcave afgane të sigurisë përparon, talebanët ja kanë dalë të riorganizohen. Kampet e tyre të stërvitjes dhe qendrat e informimit ndodhen në Pakistan, që andej ata depërtojnë përmes kufirit jo të ruajtur mirë në Afganistan. Vetëm këtë vit në Hindukush kanë humbur jetën 25.000 vetë, ndër ta 1000 civilë, shumica nga atentatet e talebanëve.