1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nga ndeshjet e Ligës së Kampionëve

8 Prill 2008

FC Köln barazon 1:1 me Borussia Mönchengladbach

https://p.dw.com/p/De7W
Nga ndeshja VfL Bochum and Borussia Dortmund
Nga ndeshja VfL Bochum and Borussia DortmundFotografi: AP

Futboll: Sulmuesi i kombëtares gjermane Patrick Helmes e ka shpëtuar ekipin e kategorisë së dytë FC Köln nga humbja e një pike të rëndësishme në luftën për t'u ngjitur në kategorinë e parë. Helmes goditi me sukses 11 metërshin duke siguruar rezultatin 1:1 me kundërshtarin Borussia Mönchengladbach i cili kryeson në tabelën e kategorisë së dytë. Gladbach ka kështu 6 pikë avantazh ndaj Kölnit që ndodhet në vend të katërt.

Sot në ndeshjet e Ligës së Kampionëve do të dalin dy pjesëmarrësit e parë në gjysmëfinale. FC Chelsea duhet të kompensojë në ndeshjen e kthimit humbjen 1:2 me Fenerbahce-n. Në duelin angelz FC Liverpool pret FC Arsenal. Ndeshja e mëparshme kishte përfunduar me rezultatin 1:1. Të dyja ndeshjet fillojnë në orën 20:45 minuta.