1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nga Samiti BE-Afrikë pritet një deklaratë përfundimtare

9 Dhjetor 2007
https://p.dw.com/p/CZHu

Vendet e Bashkimit Europian dhe të Afrikës dëshirojnë të kenë një fillim të ri në marrdhënjet mes tyre.Në përfundim të Samitit BE-Afrika që nisi dje në Lisbon të Portugalisë, në ditën e sotme pritet një dokument përkatës ku parashikohet një patneritet për barazinë e e të drejtave të njeriut dhe një bashkëpunim i ngushtë i dy kontinenteve në të ardhmen. Sipas këtij dokumenti, BE do të fuqizojë trupat paqësore në Unionin Afrikan dhe përkrahjen financiare. Shtetet afrikane duhet ndër të tjera të kujdesen në respektimin e të drejtave të njeriut, temë kjo, që u trajtua gjërësisht edhe në ditën e parë të Samitit.