1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nga takimi Jung dhe Mofas në Berlin

Peter Shtytzle8 Mars 2006

Ministrat e mbrotjes të Gjermanisë dhe Izraelit takohen në Berlin. Ministri Franc-Jozef Jung siguroi homologun e tij izraelit, Shaul Mofas për mbështetjen e Gjermanisë në konfliktin me lëvizjen radikale islamike Hamas.

https://p.dw.com/p/Ar1A
Shaul Mofas dhe Franc-Jozef Jung në Berlin
Shaul Mofas dhe Franc-Jozef Jung në BerlinFotografi: AP

Gjermania qëndron "qartazi në anën e Izraelit", tha Jung pas takimit me Mofas të mërkurën (08.03) në Berlin. Megjithatë ai nuk iu referua kërcënimit me vrasje që bëri një ditë më parë Mofas kundër kryeministrit palestinez Ismail Hanija në rast të sulmeve të reja të Hamasit.

Bisedimet ishin mjaft të mira, dhe të përzermërta, këto ishin siç duket më shumë se sa vetëm formula diplomatike, teksa ministri i mbrojtjes së Izraelit Shaul Mofas doli përpara mikrofonëve bashkë me homologun gjerman Franc-Jozef Jung në Berlin.

Ministri Jung vuri në dukje një unanimitet të plotë në bisedime, kryesisht lidhur me temat qendrore: politika atomike e Iranit dhe Hamasi. Nga fituesit e zgjedhjeve parlamentare në territoret palestineze Gjermania kërkoi në mënyrë të qartë dhe të prerë që: "Hamasi të njohë të drejtën e ekszitencës për Izraelin, të heqë dorë nga dhuna dhe të bashkëpunojë për planin e paqes "road map". Këto janë kushtet bazë dhe kërkesat tona politike, e në këtë drejtim ne jemi në anën e Izraelit", tha Jung.

E njëjta gjë vlen edhe për politikën ndaj Iranit: duhet bërë gjithçka që ky vend të mos posedojë armë bërthamore.

Në mëngjes herët Jund dhe Mofas vendosën kurora në stacionin e trenit në Berlin Grunevald, ku gjatë sundimit të nazistëve hebrejtë ngarkoheshin këtu nëpër vagonë bagëtishë dhe deportoheshin. Mofas duke iu referuar kësaj teme, tha: "Në botën e sotme, ku një president si Ahmedinexhadi e përgënjeshtron Holokaustin dhe bën thirrje për asgjësimin e Izraelit, ne duhet t´i vlerësojmë ato me seriozitet."

Në të njëjtin kontekst historik duhet parë edhe mbështetja e vazhdueshme për teknikën e armatimit të Izraelit, konkretisht është rënë dakord tani për furnizimin me dy nëndetëse gjermane, që Jung e komentoi me fjalët:

"Ne e ndjejmë veten të detyruar që të mbështesim Izraelin edhe në këtë drejtim, kjo rrjedh prej përgjegjësisë sonë të përbashkët që kemi ne kundrejt shtetit të Izraelit."

Jung i devijoi pyetjes së gazetarëve, se ç´qëndrim ka ai ndaj një sulmi eventual ushtarak të Izraelit kundër komplekseve atomike iraniane. Ai tha, se vazhdon të shpresojë në gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike. Një ndër pyetjet e tjera ishte, se si e komenton ai kërcënimin me vrasje në adresë të udhëheqësit të Hamasit, që Mofas e deklaroi një ditë përpara vizitës në Gjermani. Por lidhur me këtë ministri Jung nuk arriti të japë përgjigje, sepse përfundoi koha në dispozicion për konferencën e shtypit.