1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Një atentator vetërvrasës vrau në Afganistan veç vetes të paktën 90 vetë të tjerë

6 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/C4nP
Një atentator vetërvrasës vrau në Afganistan veç vetes të paktën 90 vetë të tjerë. Në atentatin që ndodhi në veri të vendit, ku janë stacionuar edhe ushtarë të ushtrisë gjermane, Bundesverit, u plagosën edhe 50 vetë të tjerë. Atentatori ndezi një lëndë shpërthyese gjatë vizitës së një delegacioni deputetësh parlamentarë në qytetin Baghlan. Midis viktimave, sipas autoriteteve janë edhe gjashtë parlamentarë.