1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Një fillim i ri në dialogun NATO-Rusi

6 Mars 2009

Pas disa muajsh ngrirjeje të marrëdhënieve NATO-ja vendosi për një fillim të ri të dialogut me Rusinë.

https://p.dw.com/p/H6rb
Pamje nga takimi i ministrave të jashtëm të vendeve të NATO-s zhvilluar të enjten (05.03) në Bruksel
Pamje nga takimi i ministrave të jashtëm të vendeve të NATO-s zhvilluar të enjten (05.03) në BrukselFotografi: AP

Aleanca dëshiron që pas samitit në muajin prill të rivërë sa më shpejt në jetë Këshillin Nato-Rusi. Këtë e komunikoi Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jaap de Hoop Scheffer të enjten (05.03) në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të NATO-s në Bruksel.

"Edhe pse ne nuk duam t´i fshehim mospajtimet mes NATO-s dhe Rusisë, kryesisht sa i përket Gjeorgjisë, duhet ta pranojmë që kemi edhe interesa të përbashkëta me Rusinë," - tha De Hoop Scheffer duke përmendur në këtë kontekst edhe Afganistanin, luftën kundër terrorizmit si dhe përpjekjet për mospërhapjen e armëve bërthamore.

Të 26 shtetet anëtare të aleancës u shprehën në takimin e ministrave të jashtëm të enjten (05.03) në Bruksel pro rifillimit të dialogut në Këshillin NATO-Rusi. Ky bashkëpunim u pezullua nga NATO-ja pas ndërhyrjes së Rusisë në Gjeorgji.

Hillary Clinton Aussenminister Nato Treffen Brüssel
Hillary Clinton: Marrëdhëniet me Rusinë dhe Afganistanin do të jenë çështje kyçe të axhendës së sajFotografi: AP

Ministrja e Jashtme e SHBA-së, Hillary Clinton theksoi se Rusia është një partnere e rëndësishme në përpjekjet për paqen në Afganistan. Në një konferencë shtypi në Bruksel znj. Clinton theksoi: "NATO vendosi sot të rifillojë dialogun në Këshillin NATO-Rusi si një mekanizëm për dialogun si mbi çështjet për të cilat ne kemi mospajtime, siç është Gjeorgjia, gjë që e theksoi edhe Sekretari i Përgjithshëm, ashtu edhe lidhur me çështjet e platformës së bashkëpunimit, që janë në interesin tonë, siç është tranziti në Afganistan, apo mospërhapja e armëve bërthamore."

Debat mes miqsh dhe aleatësh

Sekretarja amerikane e shtetit nënvizoi, se ka pasur një diskutim dinamik lidhur me Rusinë në takimin e ministrave të jashtëm në Bruksel. "Unë mendoj, se është absolutisht inkurajuese që të kemi një debat të tillë mes miqsh aleatësh për çështje kaq të rëndësishme. Ne arritëm në unanimitet sa i përket mënyrës se si të vendosim marrëdhënie konstruktive me Rusinë dhe të krijojmë një konsensus më të fortë në marrëdhëniet me vendet në zhvillim në Evropën Lindore."

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank Walter-Steinmeier vlerëson se pas takimit në Bruksel po ndjehet një frymë e re bashkëpunimi. Shprehimisht për televizionin gjerman ARD Steinmeier theksoi: "Mund të themi se ka nisur të fryjë një erë e re në NATO. Unë mendoj dhe shpresoj, që ka edhe një atmosferë të re në bashkëpunimin në aleancë. Për këtë ne kemi nevojë, sepse detyrat nuk do të jenë të lehta."

Autor: dpa/dw-o-ton/vfb