1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Një fitore e paimagjinueshme

Jens Krepela/A Verbica9 Korrik 2014

Të njëjtën përrshtypje si tifozët e futbollit shpreh edhe shtypi ndërkombëtar. "Një ndjeshje e pabesueshme". Titujt e artikujve shprehin çudinë dhe admirimin.

https://p.dw.com/p/1CYcw
Fotografi: Reuters

Aq sa të mëdha ishin shpresat e vendit mikpritës Brazilit para ndeshjes gjysmë-finale kundër Gjermanisë, aq drastikë janë titujt e gazetave braziliane pas humbjes. Lance, një nga gazetat më të mëdha sportive të vendit, shkruan: "Brazili poshtërohet. Seleção pëson një humbje historike kundër Gjermanisë dhe Ronaldo e ka humbur rekordin. Dy gazeta njëherësh (Folha de Sao Paulo, O Dia) përdorin terma marcialë në tituj dhe flasin për masakër.

Në Europë mbizotëron admirimi për rezultatin e ekipit gjerman. Gazeta britanike Daily Telegraph shkruan: Gjermania e ka detyruar Brazilin, vendin mikpritës, "të bjerë në gjunjë". Tabloidi Daily Mail përkulet para "gjermanëve brilantë". "Fenomenale" është mendimi i gazetës holandeze Algemeen Dagblatt. Gazeta sportive numër një e Francës, L'Équipe, thotë atë, që kanë menduar shumë tifozë për fitoren: "E pabesueshme!". Gazeta sportive e Spanjës Marca thekson dimensionin historik të fitores 7:1 dhe flet për një "turp të përjetshëm".

Fußball WM 2014 Halbfinale Deutschland Brasilien Fans
Fotografi: Reuters

USA Today, një ndër gazetat më të mëdha në SHBA, përdor platitudën "Blitzkrieg në futboll", kur flet flet për triumfin gjerman. Kanali ndërkombëtar i lajmeve CNN nga ana tjetër ndjen me brazilianët e trishtuar: "Fillimisht nuk donin ta kuptonin atë, që po ndodhte, dhe pastaj lotët. Endrra e kupës së botërorit mori fund. Vendi mikpritës u poshtërua nga Gjermania me rezultatin 7:1."