1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Një garë e vërtetë në Ukrainë - Janukovic dhe Jushtshenko konkurojnë pikë më pikë në balotazhin

Ute Shefer1 Nëntor 2004

Në rezultatet paraprake të së hënës Komisioni i Zgjedhjeve në Kiev konstaton 40,12 % të votave për kryeministrin Janukovic dhe 39,18% për Jushtshenkon me orientim perëndimor.

https://p.dw.com/p/ArRm
Zgjedhjet në Ukrainë
Zgjedhjet në UkrainëFotografi: AP

Zgjedhësit në Ukrainë nuk lanë që t´u shpëtojnë votimet. Madje ata nuk u stepën për të shkuar në votime as prej fletë volanteve që diskretinonin opozitës dhe as prej fushatave, nëpërmjet të cilave propagandohej se kandidati i opozitës Jushtshenko sipas interesave bashkëpunon herë me shëbrimin sekret amerikan dhe herë me forcat radikale nacionaliste. Ukrainasit me të drejtë vote nuk u lëkundën prej hamendjeve të shprehura në medie, se opozita rezikon stabilitetin në vend. E pra Viktor Jushtshenko dhe Viktor Janukovic do të konkurrojnë pikë më pikë në balotazh për postin e kreut të shtetit. Të dy kandidatët përfaqësojnë polet e ndryshme që ekzistojnë në popullsinë e Ukrainës. Kryeministri Janukovic është për një politikë pro ruse të vijës së fortë, gjë që do të forconte sërish pushtetin qendror dhe institucionet shtetërore. Viktor Jushtshenko, kandidati i opozitës , është për reforma liberale të tregut dhe për një politikë sociale të barazisë.

Rezultati i ngushtë tregon, se është krejt e hapur, se për cilin prej këtyre dy pozicioneve do të vendosin zgjedhësit. Ukraina është në shumë pikëpamje një vend i ndarë. Brezi i ri, që studion ose punon jashtë vendit, voton ndryshe nga brezi më i vjetër, që ende të kujton kohët sovjetike, kur gjithcka ishte e stabilizuar, jeta e planifikueshme dhe ekizistenca e siguruar. Rezultati bën të qartë gjithashtu që në pjesën perëndimore të vendit të kufizuar drejtpërdrejt me BE-në kandidati opozitar ka fituar shumë më tepër vota në krahasim me kryeministrin.

Por nga ana tjetër ky rezultat tregon, se "kandidati i pushtetit" Janukovic nuk mundi të bëjë për vetë elitën e vendit. Tre të katërtat e zgjedhësve në kryeqytetin e Ukrainës kanë votuar për opozitën, e kjo ëhstë një shenjë e qartë. Një udhëheqje shtetërore që nuk ka pas vetes elitën është e dobët. Ky proces 14 vjet më parë sinjalizoi fundin e Bashkimit Sovjetik.

Tashmë do të jetë vendimtare, se cfarë do të bisedohet pas kuintave të pushtetit deri në ditën e balotazhit. Çfarë garancishë mund të presë presidenti Leonid Kucma dhe njerëzit rreth tij me në krye Jushtshenkon si president? Cilat klane të oligarkisë do të lëkunden eventualisht për ta mbështetur Jushtshekon? Rezultatet e këtyre bisedimeve mund ta influencojnë ndjeshëm rezultatin e raundit të ardhshëm të zgjedhjeve. Por edhe faktorë të tjerë do të luajnë një rol: Janukovic do t´i rrisë përsëri pensionet dhe bursat.

A do të votojnë zgjedhësit komunistë dhe të majtët radikalë - për reformatorin Jushtshenko? Apo për konkurrentin e tij pro rus Janukovic? A do ta rrisë opozita presionin ndaj politikës nëpërmjet demonstratave?


Eshtë e kotë të kërkosh demokratë në karuzelin politik të Ukrainës thotë shkrimtari ukrainas Andrej Kurkov. Eshtë e vërtetë që përreth Jushtshenkos dhe këshilltarëve e donatorëve të tij gjenden edhe njerëz me ide dhe formim jodemokratik. Edhe një demokrati si Jushtshenko do t´i duhet të bëjë lëshime nëse do të jetë president. Fjala nuk është për zgjedhjen midis dy ekstremeve - ose "prapaktheu në Bashkimin Sovjetik", ose një demokraci perfekte. Gjatë periudhës që ka qenë kryeministër pesë vjet më parë Kushtshenko dëshmoi, se i kupton shumë mirë reflekset e vjetra sovjetike të popullsisë dhe di t´i shfrytëzojë shumë mirë ato, që ai dëshiron drejtësi sociale dhe njëkohësisht reforma rrënjësore të tregut. Kjo ndonëse nuk është demokracia perfekte është një shans i madh për një kthesë të ngadalshme.