1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Një mision faktmbledhës pritet të vijë në Kosovë

Bekim Shehu19 Prill 2007

Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, thonë se ata nuk e kanë frikë ardhjen e ambasadorëve të KS-it, në një mision faktmbledhës në Kosovë, mirëpo e cilësojnë atë vetëm humbje kohe.

https://p.dw.com/p/ArWN
Ushtarë gjerman duke folur me muratorët, Kosovë dhjetor 2006
Ushtarë gjerman duke folur me muratorët, Kosovë dhjetor 2006Fotografi: picture-alliance/ dpa

Autoritet kosovare, thonë se institucionet e Kosovës, kanë çfarë tu tregojnë ambsadorëve të KS-it, të cilët vijnë në Kosovë për një mision faktmbledhës.

Kërkesa, që në Kosovë të vijë mision faktmbledhës para se KS-it të nxjerrë një rezolutë të re për Kosovën është bërë ambasadori i Rusisë në OKB-së. Një ndër interesimet e ambsadorëve sipas autoriteteve ruse do të jetë çështja e kthimit të personave të zhvendosur në Kosovë. Këtë e konfimroi gjatë qëndrimit në Beograd edhe ministri rus i punëve të jashtme, Sergej Lavrov.


Për autoritet kosovare, ardhja e misionit faktmbledhës të KS-it, është vetëm humbje kohe, mirëpo, megjithatë ata thonë se Kosova nuk ka asgjë të fshehë, por do të ketë çfarë tu tregojë ambasadorëve të KS-it. Lutfi Haziri, është zëvëndëskryeministër dhe kryesues i grupit punues për kthim dhe liri të lëvizjes.

Zoti Haziri, thotë se tashmë është në përfundim koordimi ndëmjet zyrës së qeverisë organizatave ndërkombëtare, përkatësisht koordinimi ndërmjet ministrisë së pushtetit lokal dhe komunave që të përmbyllet strategjia për kthimin edhe të atyre personave të mbetur jashtë Kosovës. Kjo sipas tij shënon një të arritur në Kosovë dhe kjo duhet tu tregohet jo vetëm autoriteteve ruse, por edhe anëtarëve tjerë të KS-it.


Sidoqoftë, misioni faktmbledhës i KS-it, do të qëndrojë në Kosovë dy ditë të enjten dhe të premten e javës së ardhshme. Zyrtarë të administratës ndërkombëtare akoma nuk e dijnë saktë agjendën e tyre, cilat rajone në Kosovë do t'i vizitojnë, mirëpo ajo që dihet është se ambasadorët e KS-it fillimisht do të bisedojnë me udhëheqësit politik kosovar shqiptar dhe serb, ndërsa, takime do të kenë edhe me autoritet ndërkombetare ato civile dhe ushtarake.