1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Një mysliman i vërtetë nuk mund të bëhet kurrë terrorist"

Julia Bernstorf / Belma Faslagic-Sestic28 Mars 2007

Bosnjë Hercegovina midis myslimanizmit evropian dhe vahabizmit

https://p.dw.com/p/Ar8V
Flamuri i Bosnjë Hercegovinës
Flamuri i Bosnjë Hercegovinës

Gjithë Evropa Juglindore e ka premtimin e Bashkimit Evropian që herët a vonë do të anëtarësohet - edhe Bosnjë Hercegovina. Megjithatë shteti ish-jugosllav bën pjesë me siguri ndër ato vende që u duhet të presin ende gjatë. Sepse që prej përfundimit të luftës Bosnjë Hercegovina është një vend i ndarë: Pavarësisht përparimeve edhe 12 vjet pas paqes së Dayton-it federata myslimano-kroate në jugperëndim dhe republika serbe në verilindje përpiqen për arritjen e një strukture shtetërore mirëfunksionuese. Për këtë arsye ka ende si mision ndërkombëtar ushtarako-policor ashtu edhe një përfaqësues të lartë të bashkësisë ndërkombëtare - si të thuash një instancë të fundit sigurie. Është një vend me shumë kultura dhe fe, në të cilin përveç kroatëve katolikë dhe serbëve ortodoksë jetojnë edhe shumë myslimanë. Çfarë roli luan feja sot?

Thirrja e hoxhës në mëngjes na zgjon. Një tufë qensh që lehin përpara hotelit i jep fund përfundimisht gjumit. Koha për mëngjes. Ka panine, sallam dhe djathë, jo ëmbëlsira nga ato që guida jonë turistike i quan 'tipike bosnjake'.

Atmosfera lë shumë për të dëshiruar: Hoteli duhet të jetë ndërtuar në kohën e Luftës së Ftohtë. Vetëm kafeja nuk shkon me këtë pamje. Kafe bosnjake - e zezë, e fortë dhe e zierë në xhezve orientale argjëndi. Çdo gllënkë ka kafeinë sa për gjithë ditën. Çohemi atëherë për të shkuar në takimin e parë.

Pero Sudar, ndihmëspeshkop romano-katolik i dioqezës së Sarajevës nuk na lë të presim gjatë. Vetëm jaka e priftit dhe një unazë e artë e gjerë me kryq na bëjnë të qartë se po flasim me një klerik të krishterë.

Bashkëjetesa e grupeve të ndryshme fetare dhe etnike është dëmtuar shumë nga lufta. Ishte përvoja e luftës, e gjenocidit dhe e dëbimeve ajo që përgatiti terrenin për rrymat radikale islamiste në Bosnjë Hercegovinë.

"Përpara lufte myslimanët tanë ishin pa dyshim grupi më tolerant në vend, tani nuk mund ta them këtë. Por myslimanët në Bosnjë Hercegovinë u ndihmuan shumë nga këto rryma gjatë luftës. Dhe këta njerëz erdhën këtu për të luftuar në anën e bosnjakëve."

Sudar vetë është katolik dhe kroat bosnjak. Megjithatë ai arrin të kuptojë mirë pse rrymat islamiste gjejnë gjithmonë e më shumë përkrahës ndër të rinjtë.

Dialogu - jo 'trialogu' i të krishterëve, myslimanëve dhe hebrenjve përbën prej vitesh një preokupim personal për profesorin Marko Orsolic. Ai e ka themeluar qendrën për çështje multifetare dhe multikulturore në vitin 1991, pra përpara shpërthimit të luftës së Bosnjës. Deri në tavan ngrihen raftet e mbushura plot me libra për çdo fe dhe fanatizëm fetar.

Vendi dhe njerëzit e tij u lanë në baltë gjatë luftës, mendon Orsolic. Që atëherë ka shënuar rritje në Bosnjë i ashtuquajturi vahabizëm. Një zhvillim, të cilin ai e vlerëson në mënyrë shumë kritike.

Mendimin e Orsolic-it dhe Sudar-it se lufta i hapi rrugën myslimanizmit radikal në Bosnjë Hercegovinë e mbështesin edhe shumë të tjerë në vend. Por përse ndodhi kjo? Reagoi tepër vonë bashkësia ndërkombëtare kur u shpërbë Jugosllavia? Një vlerësim që nuk e mohon as Christian Schwarz-Schilling - përfaqësuesi i lartë i Kombeve të Bashkuara në Bosnjë Hercegovinë.

"Prej dështimit të Evropës në vitet nëntëdhjetë kur u mendua se nuk ishte e nevojshme të ndërhyej këtu dhe u lejua të ngjante ky gjenocid dhe shtetet islamiste sollën ndihmë, u vu në lëvizje një gjallërim krejt i ri i myslimanizmit. Dhe ky është vërtet i lidhur me pikëpamje radikale. Ky zhvillim duhet korrigjuar ngadalë."

Vahabizmi vjen nga Arabia Saudite - një rrymë islame, e cila i interpreton shumë rreptë ligjet myslimane dhe përkrah shariatin. Schwarz-Schiling sheh një problem në ekstremizmin fetar që bosnjakët mund ta ndryshojnë vetëm vetë dhe përmes dialogut intensiv.

Gjermani ka shpresa tej kreu i klerit mysliman në Bosnjë, Mustafa Ceric. Por ai ka shkruar një deklaratë të myslimanëve evropianë ku thuhet edhe që duhet të vlejë e drejta myslimane. Duam të dimë nëse e ka fjalën për sheriatin.

"Në sheriat nuk është fjala për të drejtën penale. Megjithatë kur flitet për sheriatin shumica e njerëzve mendojnë vetëm për tri gjëra: vrasjen e të pafeve, prerjen e duarve për shkelësit e ligjit dhe qëndrimin e fesë myslimane ndaj gruas. E dini, kodi penal nuk është i këndshëm në asnjë sistem drejtësie. Sheriati është botëkuptimi i çdo myslimani, ku sanksionohen të gjitha parimet etike dhe morale. Pra në qoftë se më pyesni nëse jam për apo kundër sheriatit, kjo do të ishte si pyetja nëse pranoj ap jo të jem mysliman."

Sikur vahabitët të donin të mbështesnin veprimtari terroriste në Sarajevë, të paktën mjetet financiare i kanë. Por si mund të ballafaqohesh në mënyrë kritike me rryma të tilla. Ndoshta kjo mund të arrihet në Bosnjë Hercegovinë më lehtë sesa në shtetet të tjera, sepse këtu jetojnë prej shekujsh myslimanë.

Wenn die Wahabiten in Sarajevo terroristische Aktivitäten unterstützen wollten - die finanziellen Mittel dazu hätten sie sicher. Dhe shumica e refuzon radikalizmin.