1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Një pakicë e rrethuar

Reinhard Baumgarten6 Janar 2006

Pas ardhjes së vëllezërve muslimanë shtohet presioni ndaj të krishterëve koptë në Egjipt

https://p.dw.com/p/ArMk
Komuniteti katolik gjerman në Kairo
Komuniteti katolik gjerman në KairoFotografi: DW
Në vitin 61 pas Krishtit, sipas historisë, Shën Marku duhet të ketë sjellë besimin kristian në zonën e Nilit. Ai konsiderohet themeluesi i kishës kopte. Koptët e konsiderojnë veten si pasardhës të egjiptianëve të vjetër, të popullit të faraonëve, që u bënë të krishterë që në lashtësi. Sot në Egjipt jetojnë nga gjashtë deri në dhjetë milionë koptë. Pakica durohet me vështirësi në shtetin islam me rreth 70 milionë banorë. Pas ngjitjes së vëllezërve muslimanë në votimet e fundit koptët druhen, se do të vihen nën një presion edhe më të madh. Mesha e së dielës në kishën e shën Damianës në lagjen Boulaq të Kairos. Katër orë zgjat mesha kopte. Katër orë lutje, këngë, bisedë me zotin dhe ngrohtësi në bashkësi. Rreth 10 për qind e 72 milionë egjiptianëve janë të krishterë koptë. Që prej vitesh në rradhët e tyre shtohen nkesat. "Koptët", thotë autori kopt që jeton në SHBA Magdi Khalil, "janë një pakicë e nënshtruar dhe e rrethuar". Kjo ndjenjë e rrethimit është forcuar në javët e fundit. Me parullën e thjeshtë "Islami është zgjidhja" vëllezërit muslimanë e kanë gjashtëfishuar në 88 numrin e mandatarëve në zgjedhjet për asamblenë e re nacionale. "Egjipti ndodhet në një fazë të rrezikshme" vlereson sociologu kopt Samir Murqus. "Ne kemi të bëjmë me njerëz, që mund t´i mobilizosh lehtë. Ti vetëm duhet të thuash, që dikush sulmon profetin Muhamed apo Jezusin. Ndjenjat e tyre janë të thjeshta." Lista e ankesave kopte është e gjatë. Në 26 provincat e Egjiptit nuk ka guvernator kopt, asnjë nga 12 universitetet e mëdha nuk ka një rektor kopt, vetëm gjashtë nga 454 deputetet e parlamentit janë koptë, në qeveri është vetëm një ministër kopt. Shumë koptë kanë ndjenjën se çështjet e tyre në politikë nuk merren sa duhet parasysh. Dhe tani hipja e islamistëve në partinë më të fortë të opozitës në parlament. Ata do të përpiqen do të fitojnë profil si kundërshtarë të partisë në qeveri NDP. Ata do të fitojnë nga vala fetare, e cila e ka kapur prej vitesh Egjiptin dhe po kap fusha nga më të ndryshmet të jetes publike. Dhe sigurisht do të përpiqen, të përfitojnë nga rritja e pakënaqësisë së shumicës muslimane të popullsisë, që po vuan gjithnjë e më shumë nga varfëria. "Jo vetëm koptët nuk duan që Egjipti të bëhet shtet islamik, por edhe pjesë të tera të shoqërisë egjiptiane" mendon shkrimtari kopt dhe ish parlamentari Milad Hanna "Në Iran kjo është bërë dhe e ka transformuar krejtesisht një vend dikur liberal. Po të ndodhte kjo edhe në Egjipt do të ishte katastrofë." "Muslimanët dhe koptet thotë Muhamed Habib njëriu i dytë i vëllezërve muslimanë "janë vëllezër me të drejta të barabarta, këtu nuk do të ndryshojë gjë as në të ardhmen." Koptet i degjojnë fjalët me qejf, po u mungon vetem besimi, sepse shumë shpesh në histori kanë qenë të gjithë njëlloj, por nuk ka qenë ashtu.