1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Një satirë provokuese për Erdoganin trazon Gjermaninë

Gaby Reucher12 Prill 2016

Turqia kërkon procedim penal ndaj moderatorit të ZDF-së, Jan Böhmermann. Ndërkohë që qeveria gjermane ende konsultohet, mediat e kabaretistët në Gjermani i dalin në mbështetje satirikut: Reagimet për rastin "Böhmermann".

https://p.dw.com/p/1ITNU
Bildkombo Jan Böhmermann und Recep Tayyip Erdogan
Fotomontazh: Satiriku gjerman Jan Böhmermann dhe presidenti turkFotografi: picture-alliance/dpa/B. Pedersen/R. Ghement

"Erdogan zeig mich bitte auch mal an" - Erdogan më padit të lutem edhe mua" - këndon komediani Dieter Hallervorden. Një reagim ky ndaj kërkesave të Turqisë për të ndëshkuar penalisht moderatorin e ZDF-së, Jan Böhmermann. Satiriku në një emision humoristik të televizionit të dytë publik gjerman, (ZDF) paraqiti një "poezi satirike me sharje" kundër presidentit turk, Erdogan. Me këtë satirë kundër presidentit turk, Böhmermann donte të vinte në pranga shtypjen e lirisë së mendimit dhe mënyrën si veprohet me satirën në Turqi. "Çdo parodi që ti e ndal, të bën ty vetë parodi", vazhdon të këndojë Dieter Hallervorden me muzikë popullore gjermane të përzier me tinguj të muzikës turke. Një sinjal edhe për atë që kancelarja gjermane, Angela Merkel mbështet Erdoganin në këtë pikë.

Satirë gjeniale apo poshtërim?

Marrëdhënia e Gjermanisë me Turqinë në lidhje me satirën e Böhmermann-it u kthye në temën e një emisioni të njohur politik të ARD-së, "Anne Will". Titulli: "Grindje për kritikën e Erdoganit - përkulet qeveria gjermane para Turqisë?" - Emisioni e debatua me zjarr në mediat sociale. Një vizitor në Facebook pyet. Pse nuk kërkon thjesht falje Jan Böhmerman? "Kështu e kursejmë edhe një emision të kotë..."në vend që të fillojmë një diskutim parimor për lirinë e mendimit."

Screenshot Jan Böhmermann in ZDF Neo Magazin Royale rezitiert Gedicht über Erdogan
Jan Böhmermann në emisionin e tij reciton poezinë satirike kundër ErdoganitFotografi: ZDF Neo Magazin Royale

Kabaretisti i njohur dhe satiriku me origjinë turke, Serdar Somunçu, i ftuar në këtë emision, mbështeti hapur Jan Böhmermann. Pjesë nga emisioni "Neo Royale" të lenë të kuptosh se kemi të bëjmë qartësisht me një satirë, një format që ngrihet mbi përmbajtjet satirike. Profesori i medias, Bernhard Pörksen, po ashtu i ftuar në emision e quan satirën e Böhmermann një lëvizje gjeniale shahu. "Jan Böhmermann ka prodhuar një hibrid mediatik. Kjo është pjesë e gjenialitetit të satirës."

Lejon Merkeli t'i bëhet presion nga Erdogan?

Edhe pse poezia nuk është kushedi sa e bukur, Serdar Somunço thotë se "kjo është e drejta e artistit, pra se me çfarë mjetesh bën satirë. Kjo është e drejtë bazë në Gjermani, që duhet ta mbrojmë, sidomos kancelarja. Somunço kritikon që kancelarja gjermane nuk e ka mbrojtur të drejtën për shprehjen e lirë të mendimit para Erdoganit. Gjermania është bërë e shantazhueshme në kuadër të marrëveshjes së refugjatëve me Turqinë. Ndërkohë që politikani i CDU-së, Elmar Brok, i cili mbrojti sjelljen e kancelares, mori kritika nga përdoruesit në twitter. "Një përdorues shkroi: "Mrekulli! Qeveria turke na vë rregulla si duhet të bëjmë satirë në Gjermani. Tani puna po bëhet e turpshme. A kemi ne ende bosht?"

Bildergalerie deutsche Comedians mit Migrationshintergrund Serdar Somuncu
Komediani me origjinë turke, Serdar SomunçuFotografi: picture-alliance/dpa/P. Förster

Jan Böhmermann nuk ka dalë ende para gjyqit

Jo vetëm Serdar Somunçu ishte i mendimit se ZDF-ja u nxitua me heqjen e satirës nga mediateka. Ai theksoi se mediat gjermane tremben shpejt, dhe shpejt e vënë vetë gërshërën. Për Deutsche Welle-n u shpreh edhe studiuesja e letërsisë dhe kulturologja, Susanne Scharnowski nga Universiteti i Lirë i Berlinit. Një aferë, që ende nuk është çështje gjyqësore, sepse Böhmermann nuk ka dalë para gjyqit. Angela Merkel gati e ka para-dënuar moderatorin me faktin se kërkoi falje tek presidenti turk, thotë Scharnowski. Kjo nuk ka qenë detyra e saj si kancelare "Liria e shprehjes mbahet lart, siodomos kur gazetarët burgosen, vetëm sepse i prishin qejfin kreut të shtetit. Kjo liri nuk është e vetëkuptueshme, prandaj jam mirënjohëse për çdo opinion që thekson se sa e rëndësishme është kjo."

"Kam qeshur me zë të lartë"

Shumë reagime mbështesin qëndrimin se Böhmermann ka shkruar vetëm një satirë, e cila mbrohet nga liria e mendimit dhe e artit. Por poezia në vetvete me sharjet brenda e ka kaluar limitin. Mathias Döpfner, kreu i bordit të rrjetit botues Axel Springer AG në gazetën "Welt am Sonntag" kalon në anën e Böhmermann. "Fillimisht dua të them: Poezia ia ka arritur qëllimit. Kam qeshur me zë të lartë. Në fund të fundit ky është edhe qëllimi, një poezi me stereotipe thumbuese me qëllim që përmes "provokimit maksimal" të irritosh njerëzit, që ata të reflektojnë se si vepron një shoqëri me satirën - dhe më e rëndësishmja se si vepron ajo me intolerancën e antidemokratëve ndaj satirës."