1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Një shkencëtar atomik iranian i rrëfehet CIA -s

31 Mars 2010

Sukses i madh për shërbimin e fshehtë amerikan CIA. Shkencëtari iranian i kërkimeve bërthamore Sharam Amiri ka kaluar në anën e amerikanëve dhe jeton në SHBA, informon ABC News.

https://p.dw.com/p/Mj5N
Logo e CIA-s
Logo e CIA-sFotografi: AP

Natyrisht që amerikanët shpresojnë të marrin informacione të hollësishme për programin atomik iranian. Sepse Perëndimi është i bindur se presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad pasuron uranium në pajisjet atomike të vendit, për të prodhuar armpër të prodhuar armë atomike atomike.

Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad, në fabrikën e pasurimit bërthamor në Natan
Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad, në fabrikën e pasurimit bërthamor në NatanFotografi: AP

Sipas "ABC News", shkencëtarin tashmë e kanë pyetur në mënyrë të hollësishme dhe ai ka qenë shumë i gatshëm për të dhënë informacione. Ai thuhet se i ka dhënë shërbimit të fshehtë informacione shumë me vlerë për programin atomik iranian. CIA nuk pranoi të pozicionohej për këtë informacion.

Megjithatë, njohës të situatës në Iran e shohin gjendjen më qartë. Ata thonë se rëndësia e suksesit të CIA-s do të varet nga fakti se sa di Amiri për programin bërthamor iranian. "Që të kesh një shkencëtar nuk do të thotë se mund të shkatërrosh programin atomik, " thotë ish- i ngarkuari për luftimin e terrorizmit në Shtëpinë e Bardhë, Richard Clarke.

Amiri punoi deri në verë në Universitetin-Malek-Ashtar në Teheran, një shkollë e lartë e afërt me Gardën Revolucionare Iraniane. Ai u zhduk qershorin e kaluar nën rrethana misterioze. Në një udhëtim pelegrinazhi në Arabinë Sauditë, ditën e tretë ai nuk u kthye më në dhomën e tij në hotel.

Qeveria iraniane i akuzoi SHBA se e kanë rrëmbyer shkencëtarin. Këto akuza i shqiptoi ministri i Jashtëm i Iranit, Manuser Motakki.

Ministri i Jashtëm iranian Manushehr Mottaki para Këshillit të Sigurimit
Ministri i Jashtëm iranian Manushehr Mottaki para Këshillit të SigurimitFotografi: AP

Në bazë të stacionit ABC, CIA kishte vendosur kontakte me Amirin që para udhëtimit të pelegrinazhit. Këtë ajo e kishte bërë me një ndërmjetës dhe i kishte ofruar Amirit shpërnguljen në SHBA.

Programi atomik iranian ishte temë diskutimi edhe në takimin e presidentit të SHBA, Barak Obama dhe presidentit francez, Nikola Sarkozi

Obama pret që brenda pak javëve të ardhshme të vendosen sanksione të reja kundër Iranit. Qeveria e Teheranit deri tani nuk i është përgjigjur një propozimi për kompromis të Organizatës Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, për ta pasuruar uraniumin në botën e jashtme.

Autor: dpae/ap/Auron Dodi

Redaktoi:Angjelina Verbica