1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Një "shtet i dështuar" nuk mund të pengojë ndihmësit e huaj

15 Janar 2010

Nga shtypi i ditës dy komente të shkrurtra mbi gjendjen në Haiti dhe grindjet e Kinës me Google për heqjen e cencurava në internet.

https://p.dw.com/p/LWOE
Fotografi: AP

"Frankfurter Allgemeine Zeitung" për situatën në Haiti :

Vetë presidenti Preval pranon, se çdo institucion në këtë vend është i dobët, nqs ekziston ende. Por ajo që deri tani e ka dëmtuar këtë vend, fakti që lulet e demokracisë rriten aq me vështirësi dhe ekonomia të jetë përtokë, mund të rezultojnë si avantazhe. Pa asnjë lloj cinizmi duhet konstatuar, se një "shtet i dështuar" nuk mund të pengojë ndihmësit e huaj. Është një shenjë e qartë se krahas ministres së Jashtme të SHBA-së Clinton, edhe ministri i Mbrojtjes Gates e ka marrë çështjen në dorë. Kaosi përballohet më mirë me mjete ushtarake. Nuk do të ishte e dëmshme, sikur ndihma direkte të përfundojnë me mbështetje afatgjatë. Sepse për këtë ndihmë ky "shtet" do të ketë nevojë për shumë, shumë kohë."

"Frankfurter Rundschau":

"Në Haiti nuk ka islamistë, Haiti nuk kërcënon as paqen botërore dhe as interesat e botës së pasur. Dështimi i plotë i Haitit do të prekte vetëm haitianët. Por pikërisht kjo e bën Haitin një rast për testimin e botës së pasur. Atë që ne e proklamojmë me të madhe në Afganistan e gjetiu, mund të realizonim këtu relativisht lehtë. Të jepet ndihmë, me qëllim që një vend të zhvillohet në liri."

"Allgemeine Zeitung", që del në Mainz, i kushton vëmendje konfliktit të Kinës me sipërmarrjen Google. Kina zyrtare nuk heq dorë nga cenzura për filtrimin e përmbajtjeve kritike në internet.

Kina është një diktaturë, që përndjek në mënyrë brutale kritikët e saj. Të gjitha përpjekjet diplomatike, kërcënimet dhe sanksionet e shteteve demokratike deri taninuk kanë sjellë ndonjë ndryshim vendimtar. Po ndoshta këtë e bën interneti. Disidentët kinezë e cilësojnë atë dhuratë të Zotit. Për pushtetarët në Pekin ai është një mjet i djallit, dhe ata reagojnë me atake, siç u desh të mësonte tani së fundi sipërmarrja Google. Keq për pushtetmbajtësit kinezë, që pala kundërshtare është e armatosur kaq mirë në luftën e internetit. Kështu konflikti ndërmjet mentalitetit demokratik dhe atij diktatorial, ndërmjet Kinës dhe Perëndimit vendoset ndoshta në internet, dhe këtu perëndimi presupozohet se ka shanse më të mira, se sa ç'mund të kishte në një luftë të ftohtë normale.