1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nota e LOD - "mirë" deri në "shumë mirë"

1 Mars 2010

Lojrat Olimpike Dimërore të Vankuverit meritojnë notën "mirë" deri "shumë mirë", sepse na ofruan gara sportive të klasit të parë. Sportistët gjermanë me përvojë po largohen, por Gjermania s'ka shkas për frikë.

https://p.dw.com/p/MEhP
Përfundim spektakolarFotografi: AP

Shpesh thuhet se gazetarët janë të prirur të shohin dhe të theksojnë vetëm gjërat negative. Fillojmë pra me ato pozitive dhe theksojmë që në fillim se mbizotëruese ishte pozitivja. Lojrat Olimpike Dimërore të Vankuverit na ofruan gara sportive të klasit të parë, spektakolare, tërheqëse dhe emocionale.

Një medjale meritonte edhe atmosfera përreth qendrave ku zhvilloheshin garat sportive. Kanadezët ofruan bashkë me shumë miq nga e gjithë bota një festë sa sportive edhe festive, dhe kjo edhe për faktin se sportistët vendas fituan numrin e më të madh të medaljeve.

Slalom, Maria Riesch
Brezi i ri i atletevve gjermane u prezantua shkëlqyeshëm në Vankuver. Slalom, Maria RieschFotografi: AP

"Own The Podium" i suksesshëm

Kanadezët ia arritën qëllimit të programit të tyre mjaft të diskutuar "Own The Podium": qeveria dhe Komiteti Olimpik Kanadez kishin investuar rreth 82 milionë euro, që Kanadaja të renditej e para për medalje në radhën e presëmarrësve. Kjo dëshmon edhe një herë, se paratë e shumta nuk janë garanci për medalje, por i rrisin ndjeshëm shanset për të fituar të tilla. Gjermania nuk arriti ta mbronte titullin e kombit më të sukseshëm në sportet dimërore, por nuk ka nevojë të fshihet. Sportistët gjermanë fituan dhjetë medalje ari, pra vetëm një më pak se para katër vjetësh në Torino. Shumica e asëve të ekipit gjerman fituan, dhe nga ana tjetër numri i kandidatëve pretendentë për medalje që nuk arritën të fitonin ishte i pakët.

Edhe pse shumë sportistë gjermanë me përvojë po largohen nga skena e sportit, s'ka shkas për të pasur frikë për të ardhmen. Brezi i ardhshëm u prezantua në Vankuver shkëlqyeshëm: biatletja Magdalena Neuner, 23 vjeç, fitoi në garat e saj të para olimpike dy medalje ari dhe një argjendi. atletja Stephanie Beckert, 21 vjeç, fitoi në garat e sprintit në akull një medalje ari dhe dy argjëndi.

biatletja Magdalena Neuner, 23 vjeç, fitoi në garat e saj të para olimpike dy medalje ari dhe një argjendi.
biatletja Magdalena Neuner, 23 vjeç, fitoi në garat e saj të para olimpike dy medalje ari dhe një argjendi.Fotografi: AP

Edhe 20-vjeçarët Viktoria Rebensburg, skiatore alpine dhe Felix Loch në garën e rrëshqitjes me slitë fituan medalje olimpike ari. Po ashtu edhe fituesja e dyfishtë e medaljeve të arit Maria Riesch sapo ka mbushur 25 vjet, dhe do të marrë pjesë me siguri edhe në lojrat e ardhshme dimërore të vitit 2014 në Soçi të Rusisë. Të gjithë këta na ofruan momente të mëdha kënaqësie dhe na bënë të përfshihemi nga ethet e garave olimpike. Kënaqësi të jep edhe fakti se edhe pse ka asportistë që vazhdojnë të marrin doping, këto dy javë nuk pati raste spektakulare.

Spektakel i rrezikshëm

Gëzimi i Lojrave Olimpike të Vankuverit u zbeh prej aksidenteve të shumta, që arritën kulmin me vdekjen e sportistit gjeorgjian Nedar Kumaritashvili. Në këtë drejtim pak më pak spektakël i panevojshëm do të përbënte më tepër siguri për atletët. Në kujtesë mbetet edhe një vendim sportiv i padenjë: ai në garën e kombinimit nordik. Por në 86 gara një gabim mund të falet. Në përgjithësi Lojrat Olimpike Dimërore të Vankuverit meritojnë notën "mirë" deri "shumë mirë".

Autor: Stefan Nestler/Pandeli Pani

Redaktoi: Bahri Cani