1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

271008 Islamabad Gewalt

Kai Küstner28 Tetor 2008

Si mund të vihet dhuna nën kontroll? Për këtë zhvilluan konsultime në Islamabad të Pakistanit politikanë dhe kryetarë fisesh.

https://p.dw.com/p/FihP
Dhuna në Pakistan nuk ka të ndalurFotografi: AP

Fjalët e forta për temën e terrorizmit nuk i kanë munguar qeverisë së Pakistanit, që prej ardhjes në pushtet të presidentit të ri. Edhe në çelje të mbledhjes, e cila synon të bëjë përpjekje për ta vënë nën kontroll dhunën në rajonet kufitare, ministri i jashtëm i Pakistanit, Kureshi (Qureshi) bëri të qartë: "Forcat tona të armatosura dhe popullsia civile qendrojnë krah për krah kundër terrorizmit. Sot Pakistani është më shumë se kurrë i angazhuar, që të mos i lejojë askujt shpërdorimin e tokës së Pakistanit për qëllime kriminale. Qofshin ato të drejtuara kundër Pakistanit ose kundër Afganistanit."

Pakistan Armee patrouilliert an Grenze zu Afghanistan
Ushtria pakistaneze patrullon në kufirin me AfganistaninFotografi: picture-alliance/ dpa

Nuk duhet t'ia hedhim fajin njëri-tjetrit

Në rajonet në kufi, para së gjithash në anën e Pakistanit, sipas njoftimeve Al Kaida ka gjetur një vend strehimi të sigurtë: këtë akuzë nuk e ngrenë rregullisht vetëm punonjësit e shërbimit të fshehtë të SHBA. Fqinji Afganistan është ankuar në të kaluarën gjithmonë me zë të lartë që në anën pakistaneze shkollohen dhe fshihen atentatorë vetëvrasës, të cilët kryejnë pastaj atentate në Afganistan. Por kryenegociatori në anën afgane, Abdullah Abdullah, tingëlloi këtë herë në mënyrë të pazakontë i zbutur: "Në vend që t'ia hedhim fajin njeri-tjetrit për kërcënimin, i cili është bërë tani për të gjithë një çështje shumë e komplikuar, ne duhet të shfrytëzojmë tani çdo shans, për të përforcuar besimin dhe optimizmin e të dyja vendeve."

Terrorizmi përbën rrezik për vetë Pakistanin

Javët e fundit, SHBA janë përpjekur ta zgjidhin me mënyrat e tyre problemin. Me një seri të vërtetë sulmesh, shumicën e herëve me anë të avionëve pa pilot në territorin pakistanez, ushtarakët u përpoqën të godasin fole terroristësh. Por vranë me këto sulme shpesh edhe civilë. Vetëm pak para hapjes së Konferencës së Paqes, pati një sulm të ri, në të cilin krahas një udhëheqësi të lartë taliban u vranë edhe 20 vetë të tjerë, siç bënë të ditur mediet pakistaneze. Senati ndërkohë e ka dënuar sulmin. Por me ekstremistët problemi mund të zgjidhet vërtet vetëm kur Pakistani ta kuptojë vetë se çfarë rreziku janë për të terroristët- thonë vëzhguesit. Një proces pranimi, tek i cili i var shpresat edhe pala afgane. Abdullah: "Unë nuk kam dyshim në vendosmërinë e qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike të Pakistanit, për të përballuar kërcënimin. Një kërcënim jo vetëm për Afganistanin, por para së gjithash për vetë Pakistanin. Për njerëzit dhe shtetin e Pakistanit."

E pashprehur mbetet gjithmonë megjithatë akuza, se për shembull shërbimi i fshehtë i Pakistanit nuk ka ndërmarrë hapa seriozë kundër Talibanëve, sepse i ka vështruar ata deri në fund si aleatë. Mini-Xhirga (Jirga), pra një lloj Mbledhje Këshilli në miniaturë është vazhdim i Xhirgës së Paqes së vitit të kaluar, kur u mblodhën shumë kryetarë fisesh me politikanë. Që atëherë, problemi i terrorizmit në të dyja krahët më shumë është shtuar, se pakësuar.