1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Nuk ka asnjë plan" - Bundestagu diskuton mbi zgjerimin e misionit në Afganistan

Fürstenau, Marcel (DW Berlin) 12 Shkurt 2008

Debati për zgjerimin e mundshëm të misionit të bundesverit në Afganistan vazhdon edhe pas konfererencës së sigurisë në Mynih. Sipas raportimeve në media do të rritet numri i trupave gjermane në Afganistan.

https://p.dw.com/p/D61X
Ushtarët gjermanë në AfganistanFotografi: AP

Konferenca e zakonshme për shtyp e qeverisë gjermane filloi me një korrigjim. Tomas Rabe, zëdhënës i ministrisë gjermane të mbrojtjes nuk i konfirmoi njoftimet e agjensisë gjermane të lajmeve, DPA sipas së cilës po menodhet për shtimin e trupave gjermane në Afganistan deri në 4.500 ushtarë. "Nuk ka asnjë plan të tillë, as me shifrat e përmendura", tha ai. Aktualisht bundesveri (ushtria gjermane) ka dislokuar 3.500 ushtarë në Afganistan. Mandati i Bundestagut (parlamenti gjerman) lejon dergimin maksimal të 3.500 ushtarëve në Afganistan. Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Ulrich Vilhelm bëri fjalë se ka vetëm zëra të veçuar në qeverinë gjermane dhe në Bundestag lidhur me një gjë të tillë. Angazhimi gjerman është i llojit civil-ushtarak. E rëndësishme është që popullata në Afganistan t´na pranojë, por po aq e rëndësishme është mbështetja e popullit gjerman.


"Qeveria gjermane duhet gjithmonë t'ia bëjë të qartë popullit se angazhimi në Afganistan është në inetres të Gjermanisë dhe të qytetarëve gjermanë. Që ky nuk është vetëm në interes të afganëve, por edhe të sigurisë sonë, asaj të brendshme dhe të jashtme, e cila përforcohet me suksesin tonë në rindërtimin e Afganistanit."

Bundeswehr ISAF Humanitäre Hilfe
Trupat gjermane në Veri të Afganistanit mbështesin rindërtimin dhe ndihmojnë popullsinëFotografi: AP


Për domosdoshmërinë e rindërtimit civil të Afganistanit në qeverinë gjermane ekzsiston ujdia mes socialdemokratëve dhe kristiandemokratvëve. Shefi i socialdemokratëve, Kurt Bek bëri të ditur se partia e tij nuk pranon as zhvendosjen e trupave në jug të Afganistanit dhe as shtimin e tyre: "Gadishmëria për të ndihmuar, për të shpëtuar në Afganistan ekziston dhe do të mbesë. Për shembull transportimin e atyre që janë plagosur. Duhet theksuar dhe kjo është e rëndësishme që angazhimi gjerman do të fokusohet vetëm në veriun e Afganistanit."


Ka edhe zëra pro zgjerimit të misionit në Afganistan. Karl-Teodor zu Gutenberg, drejtuesi i fraksionit të Unionit në Ministrinë e jashtme, është njëri prej tyre: "Tashmë duhet që ta hapim këtë diskutim në popull. Nuk duhet që t'i lemë qytetarët tanë në paqartësi për atë se çafrë planifikojmë, çfarë duam të bëjme dhe pse."


Të tria fraksionet opozitare në Bundestag e refuzojnë zgjerimin e mandatit zë bundesverit në Afganistan. Zëdhënësi për çështjet e jashtme të fraksionit të majtë, Norman Peh u shpreh se bundesveri po futet gjithnjë e më thellë në një luftë të pashpresë.