1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Nxitësit e popullatës" para gjyqit

J.Pfuhl15 Shkurt 2006

Për shkak të një raporti për çështjen e minoriteteve, prej ditës së sotme dy këshilltarë qeveritarë në Turqi duhet të përgjigjen para një gjykate. Ata akuzohen për nxitje të masave dhe "poshtërim të turqizmës".

https://p.dw.com/p/ArMP
Fotografi: dpa

Ibrahim Kaboglu nuk arriti të fliste as pesë minuta. Profesori donte të thoshte dicka për statusin e minoriteteve myslimane në marrëveshjen e Lozanës:

"Statusi për minoritetet myslimane në marrëveshjen e Lozanës..." Një person e ndërpret "Unë jam sindikalist! Ky raport gënjen!" bërtet burri pas profesorit dhe i vërvit fletët nëpër dhomë. Konferenca e shtypit e profesorit minohet shumë shpejt, sepse sindikalisti merr mbështetje të fortë nga një përfaqësues i Dhomës së Tregtisë.

Kjo skenë ndodhi para rreth një viti e gjysmë. Të ngarkuar prej kryeministrit, profesorët Kaboglu dhe Oran hartuan një raport për minoritetet në Turqi. Bëhej fjalë pra për kurdët, për alevitët dhe për armenët dhe grekët e fundit në vend. Rezymeja që bënë profesorët atëherë:

"Turqia nuk është një republikë etnikisht homogjene. Republika e Turqisë është një shtet nacional me etni të ndryshme. Rëndësi thelbësore në këtë republikë nuk duhet të ketë turqizma, por nështetësia."

Profesorët propozuan atëherë që në të ardhmen të përdoret në vend të fjalës "Tyrk", pra turk, më mirë "Türkiyeli"- si të thuash turqeli, për të bërë të qartë se nuk ka rëndësi etnia, por nënshtetësia. "Për të vjellë", konkludoi atëherë gazeta më e madhe turke "Hyrriet"; një "dokument i turpit". Edhe qeveria e bëri të qartë mospëlqimin e saj. Ajo ndroi bravat e dhomave të këshilltarëve dhe ministri i jashtëm Gül u distancua:

"Ne nuk i kemi thënë askujt të shkruajë një raport të tillë. Një raport të tillë nuk e kemi porositur."

Një avokat turk e quajti raportin madje si "poshtërim të të qenit turk" dhe veç kësaj si "nxitje të popullatës."

Në hapje të procesit para Gjykatës së 28-të në Ankara u mblodhën një sërë mbështetësish të të dy profesorëve: nga universitetet e tyre, pastaj edhe shkrimtarë, gazetarë dhe përfaqësues të ambasadave: amerikanë, britanikë,hollandezë, francezë. Profesori Oran u mbrojt me të njëjtën monedhë: separatisti më i madh është prokurori i përgjithshëm, sepse ai e ndan popullin në turq dhe minoritete dhe e gjithë aktakuza nuk është gjë tjetër vecse një fyerja e të qenit turk. Kolegu i tij Kaboglu pati shprehur më parë keqardhjen:

"Eshtë keq, që në një vend ku gjoja ekziston tolerancë zero ndaj torturave, ekziston tolerancë zero edhe kundër mendimeve të tjera."

Duhet parë nëse gjykatësi do ta konfirmojë këtë me një vendim, teorikisht profesorët i kërcënojnë pesë vjet burg.