1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Obama merr Çmimin Nobel për Paqe

9 Tetor 2009

Obama, një klimë të re në skenën ndërkombëtare

https://p.dw.com/p/K2rB
Barack Obama
Barack ObamaFotografi: AP

Çmimi Nobel për paqe këtë vit iu dha Presidentit amerikan Barack Obama. Komiteti për ndarjen e çmimit Nobel në Oslo të Norvegjisë kumtoi se Presidenti Obama shpërblehet për angazhimet e tij të jashtëzakonshme për forcimin e diplomacisë ndërkombëtare dhe për bashkëpunimin mes popujve. Obama ka sjellë një klimë të re në skenën ndërkombëtare, thuhet më tej në shpjegimin e Komitetit. Vitin e kaluar këtë çmim e ka fituar ish - Presidenti i Finlandës Martti Ahtisaari, i cili ka ndërmjetësuar në negociatat për statusin e Kosovës dhe në konflikte të tjera. Çmimi Nobel shoqërohet me rreth një milionë euro.

Autor: Bahri Cani

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi