1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

OBSH: Rritet vrullshëm numri i të sëmurëve me fruth

14 Gusht 2019

Fruthi po përhapet në mbarë botën. Veçanërisht e prekur është Afrika. Por edhe në Europë përhapja e kësaj sëmundjeje jep shkas për shqetësim. OBSH kërkon më shumë vaksinime.

https://p.dw.com/p/3Nqg5
Symboilbild impfen
Fotografi: picture-alliance/imagebroker

Në gjysmën e parë të vitit 2019 në nivel global është regjistruar numri më i madh i të prekurve nga fruthi në të nëjtën periudhë krahasuar me vitin 2006. Deri në fund të korrikut janë regjistruar në 182 vende, sipas shifrave paraprake, gati 365.000 raste fruthi. Kjo shifër flet për tri herë më shumë të prekur se sa në të njëjtën periudhë të vitit 2018 dhe më shumë se përgjatë gjithë vitit të kaluar, njofton Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) me seli në Gjenevë.

Ata që udhëtojnë duhet të kujdesen, nëse ende ka efekt vaksinimi i tyre, rekomandon autoriteti i OKB-së për shëndetin. Nga mosha gjatë muajsh, secili duhet të vaksinohet të paktën 15 ditë përpara, se të duëhtojë në një nga rajonet e prekura.

Vlerësimet aktuale për përhapjen e kësaj sëmundjeje u referohen të dhënave nga viti 2017. Në atë kohë ishin 6.7 milionë njerëz të sëmurë nga fruthi dhe rreth 110.000 kanë vdekur si pasojë.

Kjo është një ndër sëmundjet ngjitëse, që prek kryesisht fëmijët. Të mbijetuarit mund të pësojnë dëmtime të trurit ose mund të mbeten të verbër apo të shurdhër. Qeveria në Berlin para pushimeve të verës nxori projektligjin për detyrimin për vaksinim kundër fruthit në Gjermani. Projektligji duhet të kalojë tani në Bundestag. Nga marsi i vitit 2020 prindërit duhet që para se t'i regjistrojnë fëmijët në çerdhe apo në kopësht të paraqesin çertifikatën e vaksinimit.

 

 

uh/qu (dpa)