1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ban Ki Moon i bën apel Sirisë

3 Tetor 2012

Ndërsa OKB vazhdon përpjekjet diplomatike në Siri nuk po ndalen luftimet. Zbutja e dhunës duhet të bëhet fillimisht nga qeveria siriane, më pas e ka radhën nga opozita. Numri i të vrarëve në luftimet e përditshme rritet.

https://p.dw.com/p/16JDy
Ban Ki-Moon, KS të OKB-së
Ban Ki-Moon, KS të OKB-sëFotografi: AP

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Ban Ki Moon i bëri thirrje Sirisë që të heqë dorë nga përdorimi i armëve të rënda kunder civilëve. Gjatë një bisede që Ban zhvilloi në Nju Jork me ministrin e jashtëm sirian Ualid al Moallem ky "dëgjoi me vëmendje" dhe premtoi që t`ia dërgojë këtë mesazh udhëheqjes në Damask, bëri të ditur Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i OKB, Jan Eliasson.

Sipas OKB-së hapi i parë për zbutjen e dhunës duhet të bëhet nga qeveria siriane, më pas duhet të pasojnë hapa të tjerë nga opozita, tha Eliasson më tej. Kjo do të rriste shanset që të arrihet një lëvizje në nivelin politik.

Brahimi do të ndërmjetësojë nga Kairo

Eliasson bëri po ashtu të ditur se duke filluar nga java e ardhshme i dërguari ndërkombëtar për Sirinë, Lakhdar Brahimi do të punojë nga qyteti i Kairos.

Lakhdar Brahimi do të punojë në Kairo
Lakhdar Brahimi do të punojë në KairoFotografi: AP

Dhe ndërsa përpjekjet diplomatike vazhdojnë në Siri nuk po ndalen luftimet. Sipas televizionit shtetëror sirian gjatë disa sulmeve me autobomba në metropolin ekonomik sirian Aleppo janë vrarë apo plagosur shumë njerëz. Dëshmitarët thanë se në një shesh qendror kishin shpërthyer së paku dy automjete. Sipas Qendrës siriane për të Drejtat e Njeriut, sulmi ishte drejtuar kundër një klubi oficësh dhe një hoteli.

Javën e kaluar kryegritësit filluan në Aleppo një ofensivë të re kundër ushtrisë. Që nga fillimi i kryengritjes kundër presidentit Bashar al-Asad në mars 2011, janë vrarë sipas vlerësimeve më shumë se 31.000 vetë.

Autor: Christian Walz/Pandeli Pani

Redaktor: Auron Dodi