1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Operacioni Akili

Christof Heinzle7 Mars 2007

ISAF nis ofensivën më të madhe deri tani

https://p.dw.com/p/ArJH
Ofensivë kundër talebanëve
Ofensivë kundër talebanëveFotografi: picture-alliance/ dpa/dpaweb

Trupat e NATO-s në Afganistan kanë nisur ofensivën e tyre të pranverës kundër islamistëve. Aksioni ushtarak në jug të vendit nisi të hënën. Në të morën pjesë gjithsej 4. 500 ushtarë të NATO-s dhe 1.000 ushtarë afganë. "Operacioni Achilles" është operacioni më i madh i NATO-s në Afganistan deri tani. NATO deklaroi, se në qendër do të vërë përmirësimin e situatës së sigurisë. Synimi kryesor është forcimi i qeverisë afgane për ta çuar përpara rindërtimin dhe zhvillimin.

Talebanët ka bërë të ditur se do të rezistojë me 10 000 vetë. Që të hënën trupat e NATO-s marshuan në jugun e Afganistanit. Të martën pak para lindjes së diellit nisi ofensiva e pranverës e trupës ndërkombëtare të NATO-s të drejtuar nga ISAF e quajtuar "Operation Achilles". Në orën 5 të mëngjesit ushtarët zunë pozicion në veri të provincës të trazuar Helmand. Në kulmin e operacionit të pakufizuar në kohë marrin pjesë 4 500 ushtarë të ISAF-it dhe rreth 1000 forca afgane të sigurisë. Ky është operacioni më i madh i përbashket deri tani i afganëve dhe i NATO-s. Në operacion marrin pjesë kryesisht njësi amerikane, britanike, kanadeze dhe hollandeze. Synimi kryesor është fillimisht siguria e veriut të Helmandit në të cilin luftohet, tha zëdhënësi i ISaf-it Tom Collins në Kabul.

"Në radhë të parë "operacioni Achilles" përqëndrohet në përmirësimin e sigurisë në zonat, ku veprojnë talebanët, tregtaret e drogës dhe terroristet e huaj. Kur të jetë përmirësuar siguria, atëherë do të fillojmë projektet afatgjata dhe afatmesme të rindertimit. Kjo sjell vende pune, përmirësimin e infrastrukturës, që sjell pastaj më shumë zhvillim ekonomik në keto zona."

Në epiqendër është planifikimi i ristrukturimit të digës Kajaki. E ndertuar në vitet 50, ajo është dëmtuar shumë nga lufterat e tre dhjetevjeçarëve të fundit. Por tani ajo duhet të sjellë përsëri ujë dhe rrymë për këtë rajon, premton ISAF-i. Gjatë dimrit trupat e NATO-s kanë zgjeruar pozicionet perreth digës. Herë pas here ka patur luftime. Rajoni është një nga kryeqendrat e talibanëve. Se sa të ashpra do të jenë luftimet kjo varet nga talibanet dhe nga kundershtarë të tjerë të qeverisë, theksoi zëdhënësi i ISAF-it Collins. Dhe nga ashpërsia e luftimeve do të varet, në se ka më shumë të vdekur në popullsinë civile. Tom Collins është i vetëdijshem, që incidentet e shpeshtuara krijojnë atmosferë kunder ISAF-it dhe thotë:

"Ne të gjithë e dimë, se në operacionet e mëparshme ka patur viktima ndër civilë. Dhe ne na vjen keq sinqerisht për këto viktima. Armiku rrezikon qëllimisht civilet në operacionet e tyre. Ndersa ne bëjmë gjithçka për të shmangur viktimat civile, armiqtë i vënë bashkëkombasit e tyre në këto rreziqe."

Në vitin 2006 më të përgjakshmin që prej rrëzimit të talebanëve nga sulmet dhe luftimet sidomos në jug të Afganistanit humbën jetën më shumë se 4 000 vetë. Në javët e fundit luftetarët radikalë islamistë të talibanëve kanë deklaruar disa herë ofensiven e pranverës, sidomos me atentate vetevrasëse.

Zëdhënësi i ISAF-it thotë se kesaj propangande iu kushton pak vëmendje.
"Javët e ardhshme do të shihni, se si armiku do të reagojë ndaj iniciativës strategjike të qeverisë afgane dhe të ISAF-it. Armiqte e dinë, se ata humbasin në luftën konvencionale. Prandaj do të sulmojnë më fort caqe të dobëta, civile. Por e qartë është se ne shkojmë në rajonet e tyre dhe jo e kundërta."

"Operacion Achilles" do të jetë vetëm fillimi për një sërë operacionesh në muajt e ardhshem. Synimi i tyre sipas ISAF-it është krijimi i sigurisë, rindërtimi dhe forcimi i besimit të popullsisë tek qeveria afgane dhe bashkësia ndërkombëtare. Por vëzhguesit ketu në Kabul paralajmërojnë se per shkak të shkatërrimeve dhe numrit të madh të viktimave në vitin e fundit tek popullsia shtohet rezistenca kundër operacioneve masive ushtarake.