1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Opozita bojkoton zgjedhjet parlamentare në Tajlandë

Bernd Mush-Borovska3 Prill 2006

Në Tajlandë u zhvilluan sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Si pasojë e dy sulmeve me bomba para vendvotimeve në provicën e banuar me shumicë myslimane Narathivat u plagosën disa njerëz

https://p.dw.com/p/ArLz
Tajlandezët votuan sot për një parlament të ri
Tajlandezët votuan sot për një parlament të riFotografi: AP

Edhe pse rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Tajlandë nuk janë përfundimtare mund të thuhet se partia qeveritare me emrin Thanis mund të ketë fituar shumicën absolute. Diskutabile mbetet vetëm nëse parlamenti i ri do të jetë i aftë për marrjen e vendimeve apo Tajlanda pas zgjedhjeve të së dieles do të ndodhet në krizën më të madhe politike që prej fillimit të viteve të 90-ta.

Kryeministri karizmatik por jo edhe i dëshiruar nga të gjithë, Thaksin Shinavatra, pas protestave disa mujore kundër tij dhe politikës së tij, vendosi shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme edhe pse jo më larg se para një viti ai u rizgjodh me shumicë absolute në postin e kryeministrit. Me këto zgjedhje ai deshi tu marrë kundërshtarëve të tij erën nga velat dhe qeverisë së tij t'i siguroj një mandat të ri qeveritar. Kur dha votën e tij, Thaksin u bëri thirrje kundërshtarëve që të njohin rezultatet e zgjedhjeve.

"Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për ardhmërinë e Tajlandës. Aktualisht ne kemi konflikte në shoqëri. Andaj vendimi i popullit është i pazëvendësueshëm për respektimin e demokracisë", tha Thaksin.

Partitë e mëdha opozitare bojkotuan zgjedhjet dhe nuk propozuan asnjë kandidat. Ato i bën thirrje elektoratit që në fletëvotim të nënvizojë rubrikën 'abstenoj'. Para së gjithash në jug të Tajlandës ku Thaksin nuk është shumë i popullarizuar pritet që elektorati t'i jetë përmbajtur thirrjes së opozitës. Në përgjithësi vendi është ndarë në dy pjesë. Ndërkohë që Thaksin është shumë i dashur për fshatarët, shtresa e mesme kërkon dorëheqjen e tij.

"Unë sot kam vendosur për opcionin e abstenimit pasi që besoj se politika e Thaksinit është joetike".

Ndërkaq një zgjedhës tjetër sqaron:

"Marrë parasysh këtë ndarje sociale në vend siç duket ne do të votojmë edhe njëherë".

Ndërsa një grua thekson:

"Unë votoj gjithmonë për Thaksinin për shkak se ai mund të zgjedh problemet tona ekonomike dhe vepron kundër tregtisë me drogë".

Para vendvotimeve në jug të Tajlandës pak para mbylljes së kutive të votoimit shpërthyen dy bomba. Si pasojë u plagosën disa policë dhe njërëz të sigurimit. Në provincat jugore të Tajlandës jeton një pakicë myslimane ndërkohë që tajlandezët me shumicë i përkasin besimit budist. Në dy vitet e kaluara në provincat jugore është regjistruar një refuzim i dhunshëm i shtetit ligjor. Si pasojë jetën kanë humbur të paktën 1000 njerëz.