1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Opozita dhe organizatat ambientaliste të zhgënjyera me kompromisin e G8-ës

8 Qershor 2007
https://p.dw.com/p/AqlV

Berlin: Përfaqësues të opozitës dhe shoqatave për mbrojtjen e ambientit e pritën të zhgënjyera kompromisin për klimën të arritur në samitin e G8-ës. Përfaqësues të të gjelbërve dhe të majtistëve folën për vendime jo të detyrueshme dhe të pandikim. Apele urgjente në adresë të vendeve më të industrializuara të botës dolën nga Rostoku ku u mbajt një koncert shoqërues i samitit të G8-ës. Nën kryefjalën 'Zërat kundër varfërisë në Afrikë' rreth 80 mijë shikues ndoqën pikat muzikore të interpretuara nga 20 këngëtarë dhe grupe, në mesin e tyre edhe Herbert Grönemyer.