1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

141209 Afghanistan Deutschland Außenpolitik

14 Dhjetor 2009

Debatet rreth bombardimit të dy autocisternave në Kundus po ashpërsohen. Guttenberg hodhi poshtë kritikat dhe përjashtoi mundësinë e dorëheqjes. Më këto bombardime të mërkuren merret edhe komisioni parlamentar

https://p.dw.com/p/L1wX
Ministri gjerman i mbrojtjes, Karl Theoder zu Guttenberg.Fotografi: AP Graphics/DW

Pas bërjes publike të detajeve të raportit të NATO-s për sulmet në Kundus, po shtohet gjithnjë e më shumë edhe presioni ndaj ministrit të Mbrojtjes, Karl-Theodor zu Guttenberg. Qëllimi i sulmeve nuk ishin autocisternat e rrëmbyera, por grupe të talibanëve, që ishin mbledhur rreth këtyre automjeteve. "Ata duhet të asgjësohen", citojnë mediat gjermane urdhërin e dhënë nga komandanti gjerman Georg Klein. Qeveria federale ka pohuar deri tani se shkaku i sulmeve ishte rreziku nga përdorimi i autocisternave plot me naftë si bomba. Opozita është e mendimit se vrasjet e qëllimshme nuk janë në mandatin e Bundesverit. Kryetari i fraksionit të ekologjistëve në Parlament, Jürgen Trittin, pohon: "

Deutsche ISAF Soldaten in Feysabad oestlich von Kundus.
Ushtarë të Bundesverit në kampin e tyre pranë KundusitFotografi: AP

"Ky urdhër për vrasje nuk i respekton rregullat e ISAF-it. Ky është mesazhi kryesor i raportit të NATO-s, të cilin e ka lexuar edhe zoti Guttenberg. Duhet thënë pra se ai e ka ditur, se nuk po flet të vërtetën. Në gjuhën e popullit thuhet: ai ka gënjyer.

Gazeta Süddeutsche Zeitung njofton se ministri Guttenberg është informuar prej komandantit Klein për motivet e sulmit dhe urdhërin e tij. Në një raport tjetër të ISAF-it konfirmohet se qëllimi ishte sulmi ndaj talibanëve, që është në përputhje me pohimet e para të ministrisë së Mbrojtjes se janë vrarë vetëm talibanë. Ish-ministri, Franz-Josef Jung, ka heshtur në fillim pör faktin se përveç talibanëve janë vrarë edhe civilë. Ky ishte dhe shkaku i dorëheqjes së tij të mëvonshme. Opozita kërkon largimin edhe të ministrit të tanishëm të Mbrojtjes, Karl-Theodor zu Guttenberg.

"Zoti zu Guttenberg duhet t'u përmbahet rregullave të njëjta si zoti Jung. Në qoftë se zoti Jung ka dhënë dorëheqje, sepse nuk e ka informuar si duhet opinionin, atëherë edhe për zotin zu Guttenberg, nëqoftëse e ka ditur se çfarë ka ndodhur, duhet të vlejnë rregulla të njëjta."

zu Guttenberg zu Besuch Afghanistan Truppen Soldaten Flash-Galerie
Ministri i Mbrojtjes, Karl-Theodor zu Guttenberg , në Afganistan.Fotografi: AP

Ndonëse Guttenberg në kohën e sulmeve ajrore nuk ishte në këtë detyrë, ai ka qenë i informuar për ngjarjen, të cilën në fillim para opinionit e ka quajtur "ushtarakisht në rregull". Më vonë ai e ka ndryshuar qëndrimin me shpjegimin se inspektori i përgjithshëm nuk e ka informuar me të gjitha hetimet. Për këtë shkak inspektori dhe sekretari i tij i shtetit u shkarkuan nga këto detyra.

Guttenberg pohon nga ana e tij se opozita ka herë është informuar se qëllimi i sulmeve kanë qenë talibanët. Komisioni i parlamentit të mërkurën do të fillojë hetimet dhe duhet të shpjegojë ngjarjet. Një rol të veçantë këtu luan edhe roli i zyres së kancelares. Hetimet duhet të shpjegojnë, nëse edhe ajo ka qenë e përzier në urdhërin për sulme, që do të ishte në kundërshtim me rregullat. Opozita kërkon prej kancelares Angela Merkel paraqitjen e një kumtese qeveritare lidhur me ngjarjet në Kundus.

Autor: Nina Werkhäuser/Bahri Cani

Redaktoi: Angjelina Verbica