1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Protesta në Tiranë ndërsa zhvillohet samiti BE-BP

6 Dhjetor 2022

Ndërsa në Tiranë zhvillon punimet samiti BE-Ballkan Perëndimor, i pari që zhvillohet në një vend jo anëtar të BE dhe në rajonin e Ballkanit, opozita proteston.

https://p.dw.com/p/4KYTY
Sali Berisha sulmohet fizikisht në nisje të protestës në Bulevardin "Deshmorët e Kombit"
Sali Berisha sulmohet fizikisht në nisje të protestës në Bulevardin "Deshmorët e Kombit"Fotografi: Rashela Shehu/DW

Ish-kryeministri, Sali Berisha, u sulmua fizikisht në nisje të protestës që zhvilloi opozita në Bulevardin "Deshmorët e Kombit", ndërsa në Tiranë zhvillon punimet samiti BE-Ballkan Perëndimor.

Kreu i demokratëve u godit me grusht në fytyrë pak metra nga Selia Blu, teksa po marshonte me simpatizantët e tij. Berisha mori lendime në fytyrë, megjithatë ai vijoi të qëndrojë në protestë.

Ish-kryeministri, Sali Berisha
Ish-kryeministri, Sali BerishaFotografi: Rashela Shehu/DW

Partia Demokratike e cilësoi protestën një akt historik që populli opozitar të ngrejë zërin e tij përpara përfaqësuesve më të lartë të demokracive evropiane, dhe të denoncojë korrupsionin e qeverisë "Rama".

Tirana në masa të rrepta sigurie

Ardhja në Tiranë e 27 kryetarëve të shteteve, anëtare të BE, dhe atyre të BP ka vendosur kryeqytetin në masa të rrepta sigurie. Policia rrugore ka përcaktuar perimetrin e sigurisë së lartë.

Tirana në masa të rrepta sigurie
Tirana në masa të rrepta sigurieFotografi: Bernd Riegert/DW

Për mbarëvajtjen e samitit ajo ka publikuar hartën e rrugëve, në të cilat nuk lejohet kalimi dhe parkimi i automjeteve, Që në orën 06:00 të mëngjesit policia ka mbyllur hyrjet në Tiranë nga Durrësi, Elbasani dhe qytetet në veri të vendit.

Rashela Shehu korrespondente nga Tirana