1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Romë zhvillohet konferenca për Sirinë

dpa / reuter / Esat Ahmeti28 Shkurt 2013

Grupi i miqve të popullit sirian konsultohet në konferencën ndërkombëtare në Romë për rrugëdaljet nga konflikti në Siri.

https://p.dw.com/p/17nZE
U.S. Secretary of State John Kerry (C) sits between Italian Foreign Minister Giulio Terzi (R) and British Foreign Secretary William Hague during meetings at Villa Madama in Rome February 28, 2013. REUTERS/Jacquelyn Martin/Pool (ITALY - Tags: POLITICS)
Fotografi: Reuters

Edhe pse kishte refuzuar fillimisht, në konferencën e Romës pritet të marrë pjesë edhe aelanca më e madhe opozitare siriane, Koalicioni Kombëtar. Në bisedime do të shqyrtohen mundësitë edhe për ndihma konkrete për kryengritësit. Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry i cili gjithashtu do të marrë pjesë në takim, tha se Uashingtoni është duke kërkuar rrugë për ta përshpejtuar tranzicionin politik.

Në grupin e miqve të Sirisë bëjnë pjesë vendet arabe dhe perëndimore si dhe organizata ndërkombëtare. Gjermania përfaqësohet në konferencë nga ministri i Jashtëm Guido Westerwelle.

Fabius: Assad duhet më në fund të japë dorheqjen

Shefi i diplomacisë franceze Laurent Fabius tha në prag të takimit se bashkësia ndërkombëtare është e mendimit që zoti Bashar al-Assad duhet të largohet. "Për çdo ditë, edhe sot, ne kemi më shumë se 100 njerëz të vrarë në Siri. Kjo gjendje nuk mund të zgjasë kështu", tha Fabius.

Në konfliktin e Sirisë presidenti francez François Hollande kërkoi edhe nga Rusia një qëndrim më të ashpër kundrejt udhëheqjes në Damask. Qëndrimi i Rusisë ka një rol vendimtar se sa shpejt do të sundojë paqja në Siri, tha Hollande të enjten (28.02.) në Moskë para një takimi me shefin e Kremlinit Vladimir Putin. Hollande dëshiron ta bindë Putinin që presidenti sirian Baschar Al-Assad duhet të japë dorëheqjen, i tha Hollande radios ruse Echo Moskwy. Moska është një partnere e ngushtë e Damaskut.

Ai përshendeti faktin që Rusia e ka njohur opozitën siriane si një forcë me ndikim në Siri, tha Hollande. Ngashëm si Putini edhe Hollande refuzon një zgjidhje ushtarake të konfliktit në këtë vend arab. Ky është një prej shkaqeve përse Franca nuk dërgon armatime në Siri. "Franca e mban fjalën. Ekziston një embargo e vendosur nga Evropa", tha presidenti francez në Moskë.

U.S. Secretary of State John Kerry (L) talks with New Syrian National Coalition head Moaz al-Khatib during a meeting at Villa Madama in Rome February 28, 2013. REUTERS/Remo Casilli ( ITALY - Tags: POLITICS)
Ministri i Jashtëm i SHBA, John Kerry dhe drejtuesi i koalicionit të opozitës Siriane Moaz al-Khatib në Romë, 28.02.2013Fotografi: Reuters

Ban: Libani të mbetet neutral ndaj luftës qytetare në Siri

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon ka paralajmëruar ndërkohë Libanin që të qëndrojë neutral ndaj luftës qytetare në Siri. Njoftimet për libanezë të përfshirë në konflikt bien në kundërshtim me politikën e deklaruar të qeverisë në Bejrut për mospërzierje në punët e brendshme të Sirisë, sqaroi Ban të mërkurën (27.02.2013) në një raport dërguar Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Informatat lidhur me vrasjen e libanezëve brenda territorit sirian si dhe për pjestarët e vrarë të Hizbollahut, të cilët kanë luftuar në Siri janë shumë shqetësuese.

Ban i bëri thirrje qeverisë libaneze që të sigurojë se Libani është "vend neutral" për të shmangur kështu përhapjen e konfliktit sirian edhe në vendet e tjera. Më shumë se 300 mijë sirianë janë shpërngulur deri tani si pasojë e konfliktit në vendin fqinj, Liban. Por gjithnjë e më të shpeshta janë lajmet për përleshje të ashpra kryesisht në rajonin kufitar. Opozita siriane i ka akuzuar milicët shiit të Hizbollah-ut të cilët mbështesin qeverinë në Damask, se janë duke kryer sulme ndaj kryengritësve kryesisht sunitë.