1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pëçarja etnike ka mbetur ende

Benjamin Pargan3 Tetor 2006

Rezultatet e zgjedhjeve në Bosnjë nuk premtojnë ndonjë gjë të mirë për të ardhmen

https://p.dw.com/p/Arc8
Pllakate zgjedhore në Bosnjë
Pllakate zgjedhore në BosnjëFotografi: AP

Në zgjedhjet e zhvilluara në Bosnje-Hercegovinë, u zgjodhën vërtet figura dhe parti të reja, por megjithatë fituan forcat dhe pikëpamjet nacionaliste. Deri më tani janë publikuar vetëm rezultate paraprake, por që megjithatë kanë bërë të qartë, se përçarja etnike në vend edhe 11 vjet pas përfundimit të luftës nuk ka marrë fund.

Mbyllja e kutive të votimit në Bosnje-Hercegovinë ishte një zhgënjim në shumë drejtime. Sepse me një pjesëmarrje zgjedhore me 54% shtrohet kollaj pyetja, nëse vërtet ka fituar vullneti i popullit. Kjo ndodhi pikërisht në këto zgjedhje, të cilat kohë më parë nga ana e bashkësisë ndërkombëtare u cilësuan si vendimtare për të ardhmen e orientuese. Vitin e ardhshëm kur i ngarkuari ndërkombëtar për Bosnjën, Kristian Shvarc Shilling, do të dorëzojë kompetencat e tij të shumta, do të vendosin politikanët e zgjedhur tani mbi fatin e paqartë të këtij vendi. Po pse qëndruan në shtëpi shumë boshnjakë ditën e zgjedhjeve në 1 tetor? Dhe pse janë kaq të shumtë ata që ja dhanë votën demagogëve nacionalistë nga radhët e grupeve të veta etnike?

Mentaliteti i pazhvilluar demokratik i popullatës ofron një nga përgjigjet pa dyshim. Shumë boshnjakë akoma ëndërrojnë për kohën e Jugosllavisë së vjetër, në të cilën ekzistonte vetëm një parti, por një shumicë vendesh pune. Këtu ata lenë mënjanë me dëshirë, se sistemi i vjetër komunist nuk mund të financohej, dhe nga ana politike, ai ishte destinuar të dështonte.

Për zhvillimin demokratik të vendit, veçse nuk sjellë gjë, që nostalgjikë të tillë, vetëm për protestë ndaj politikës dhe retorikës mjaft të përhapur nacionaliste qëndruan në shtëpi. Heqja dorë dhe zhgënjimi, si edhe abstenimi në zgjedhjet janë aktualisht mjaft të përhapura nën grupet e moderuara në vend.

Partitë ekstremiste në BH kanë mundësi që t'i çojnë gati 100% elektoratin e vet drejt kutive të votimit. Klientela e tyre edhe në këtë fushatë u verbua nga parola banale etnike. Situata mjaft e keqe në ekonomi, korrupsioni, kriminaliteti i organizuar, dhe çalimi në procesin e afrimit me BE-në luajnë këtu një rol dytësor. Përgjegjësia qytetare është si edhe më parë fjalë e huaj.

Shembullin kryesor e ofron në këtë pikë, Milorad Dodik, fituesi krenar i bosnjakëve serb. Partia e tij socialdemokrate SNSd, doli forca më e fuqishme në zgjedhje, kandidati i saj do të ulet në presidiumin trekrerësh të shtetit. Dodik bëri një fushatë të efektshme, të bazuar mbi tone ekstreme nacionaliste. Ai solli sërish si temë veçimin e Republikës Srpska dhe me këtë fitoi shumë vota të atyre serbëve të orientuar nga pikëpamjet nacionaliste.

Nga ana e myslimanëve boshnjakë, ish-ministri i jashtëm, Harris Silajdxhiç ka kërkuar pikërisht shkrirjen e kësaj Republike, pra Republikës Srpska dhe për këtë u zgjodh në presidiumin shtetëror.

Megjithëse Dodik dhe Siladxhiç përfaqësojnë pozicione të kundërta ata me kërkesat e tyre ja kalojnë mjeshtërisht topin njëri-tjetrit.

Fati i Bosnje-Hercegovniës qëndron në duart e këtyre dy politikanëve. Mundet, kjo edhe sipas diplomatëve të huaj, që Dodik dhe Siladxhiç pas zgjedhjeve të bëhen sërish pragmatikë dhe të arsyeshëm. E megjithkëtë, i ngarkuari ndërkombëtar duhet të heqë dorë sa më shpejt nga taktika e tij e vëzhguesit të qetë. Deri në qershorin e ardhshëm sipas parashikimit kur ai duhet të dorëzojë postin, duhet të jenë vendosur piketat e orientimit në vend.

Këto zgjedhje nuk e kanë çuar përpara Bosnje-Hercegovinën dhe po qe se bashkësia ndërkombëtare nuk do të qëndrojë para dështimit vitin e ardhshëm dhe t'i shpjerë dëm të 11 vitet e përpjekjeve në BH, duhet që të japë gaz në fazën e fundit.