1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Për Mirditën dhe vendin e tij është kjo një ditë sensancionale

25 Gusht 2009

Ambasadori i Kosovës Vilson Mirdita, do t'i dorëzojë të martën letrat kredenciale presidentit gjerman, Horst Köhler. Mirdita do të jetë kështu ambasadori i parë zyrtar i Kosovës në një vend tjetër.

https://p.dw.com/p/JHhx
Ekzpemplarë të gazetës "Der Tagesspiegel"
Ekzpemplarë të gazetës "Der Tagesspiegel"Fotografi: AP

Lidhur me këtë hap të rëndësishëm për Kosovën dhe Mirditën, gazeta "Der Tagesspiegel" shkruan:

"Për 39-vjeçarin Mirdita dhe vendin e tij është kjo një ditë sensancionale. Dita e sotme është ditë e lumtur, sepse atë e pranon presidenti gjerman. Prej duarve të tij, Vilson Mirdita do të marrë dokumentin me të cilin zyrtarizohet pozita e tij si ambasador në Berlin. Për presidentin Horst Köhler kjo është një ceremoni protokollare, një ceremoni rutinë, ndërsa për Mirditën dhe vendin e tij, një ditë e jashtzakonshme. Vendi i tij festoi në muajin shkurt njëvjetorin e shpalljes së pavarësisë, pas konfliktit që zgjati vite të tëra me Serbinë dhe ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999. Së bashku me 11 diplomatë të tjerë kosovarë, Mirdita ka ndjekur ligjërata në Ministrinë e jashtme në Berlin si dhe në Bruksel, për t'u përgatitur për punët që e presin në detyrën e re. Mirdita i përket fesë katolike në Kosovë ku shumica janë myslimanë. Ai thotë se gjakftohtësia është lutja e tij kryesore."

Deri tani Kosovën e kanë njohur 62 nga 192 vendet anëtare të OKB-së, ndër to edhe Gjermania dhe shumica e vendeve anëtare të BE-së. Por në veçanti Rusia, Serbia dhe Kina janë kundër. Prandaj gjakftohtësia do t'i duhet edhe shumë kohë.

Vilson Mirdita është fëmija i pestë nga tetë fëmijët e një familje fshatare, i lindur në jug të Pejës. Emrin Vilson e kanë preferuar kushërinjtë e tij që jetojnë në SHBA, sipas presidentit Wilson. Një fëmijë tjetër e ka emrin Nikson. Në vitin 1992 si shkencëtar i agronomisë ka ardhur në jug të Gjermanisë, ku ka vazhduar studimet. Çdo qindarkë për studimet e ka fituar vetë. Ka diplomuar në Universitetin e Shtutgartit në Hohenheim, ku është specializuar në fushën e biologjisë. Vitet e kalura Mirdita ka mbajtur ligjërata në Gjermani dhe në Kosovë. Ai thotë se qëllimi i tij kryesor është ndërtimi i urave jo vetëm mes popujve të ish - Jugosllavisë, por edhe për investimet gjermane në Kosovë. Ne kemi të gjitha mundësitë për investime në bujqësi, industri, kemi popullatën më të re në Evropë dhe qindra mijëra njerëz shumë të vyeshëm, pohon Mirdita, i cili flet gjuhën shqipe, serbe, gjermane dhe angleze. Është i martuar dhe ka dy fëmijë", shkruan gazeta "der Tagesspiegel". (bc/aca)