1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Për një vit larg familjes

12 Janar 2007

Shtimi i trupave gjermane në Irak prej një baze në Hanau të Gjermanisë

https://p.dw.com/p/AqnO
Fotografi: AP

Apeli në agim. Fytyrat e ushtarëve amerikanë 20 deri 30 vjeçarë duken të zbehta. Shakatë e zakonshme mes burrave dhe grave mungojnë këtë herë. Është takimi i fundit përpara nisjes. Procedura, siç kryhet edhe sot. Gjeneralë rangu që dalin përpara trupës. Ata i përgatisin të rinjtë e veshur në uniforma kafe të hapur edhe një herë për atë që i pret. Dhe u thonë se ky është një mision i rëndësishëm:

"Çfarëdo që të shihni në televizor, shumica e njerëzve në Irak duan që ju të jeni të pranishëm atje."

Këtë e thotë një ushtarak i rangut të lartë. Pastaj ai kërkon nga ushtarët që ta mbajnë zemërimin nën kontroll:

"Do t'iu shkatërrohen nervat se si disa njerëz atje e trajtojnë vendin tuaj."

Një oficer tjetër përpiqet të japë këshilla se si mund të kihet sukses në Irak.

"Jepni gjithçka, përmirësohuni, vazhdimisht!"

Kur mbaron apeli shumë prej tyre qëndrojnë edhe për ca kohë në shesh në grupe të vogla. Qarkullojnë cigare. Kur i pyet se si janë, atëherë pothuajse të gjithë duan të tregohen të qetë:

"Jemi të stërvitur mirë. Jemi vërtet të gatshëm të shkojmë atje."

Misioni është me qëllim të mirë, thonë. Por üjesëtarët e familjes nuk guxojnë të flasin për një mision me qëllim të mirë, i cili për shumë ushtarë përfundon me vdekjen. Ja që kështu është, thuhet në mënyrë fataliste. Humor i mirë deri në fund. Kur ushtarët të jenë nisur, fëmijët do të vendosin fotografi të nënave dhe baballarëve në tavolivat e bukës. Kundër harresës. Për një vit.