1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Për sigurinë e anijeve të pasagjerëve

Kersten Knipp31 Dhjetor 2014

Shpesh ka raste avarish në anijet e pasagjerëve. Që pasagjerët dhe ekuipazhi të mund të shpëtohen, anijet kontrollohen rregullisht. Cilat janë standardet e kontrolleve?

https://p.dw.com/p/1EDOi
Fotografi: picture-alliance/dpa/ Italian Navy

Që kur ekzistojnë konventat mbi sigurinë detare?

Konventa e parë lindi pas fundosjes së Titanikut në vitin 1912. Në nëntor 1913 u mblodh një konferencë ndërkombëtare, e cila duhet të vendoste një standard minimal ndërkombëtare për sigurinë detare. Aty lindi versioni i parë i "Konventës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Jetës në Det". Konventa është rishikuar disa herë. Që nga viti 1960, përgjegjësinë për marrëveshjen e ka Organizata Ndërkombëtare për Detarinë ("International Maritime Organization", IMO). Aktualisht është në fuqi "Konventa Ndërkombëtare për Sigurinë e Jetës në Det (SOLAS) e vitit 1974 me një Protokollin plotësues të 1 janarit 2013.

Si rregullohen ligjërisht direktivat për sigurinë?

Në vitin 1993 u miratua "Kodi Ndërkombëtar i Menaxhimit për Funksionimin e Sigurt të Anijeve dhe për Parandalimin e Ndotjes". Ky përcakton masat për të siguruar operimin e sigurt të anijeve. Pronarët dhe operatorët janë të detyruar të zbatojnë dispozitat e Kodit dhe të verifikojnë zbatimin e tyre. Shteti nën flamurin e të cilit qarkullon anija, mandaton zakonisht një shoqëri klasifikimi për të verifikuar përputhshmërinë me rregulloret. Kontroli teknik i anijes "Adria Norman Atlantik" që pësoi avari para bregdetit të Greqisë qe bërë vetëm para pesë muajsh.

Kur nis kontrolli dhe çfarë kontrollohet?

Flash-Galerie Große Ölkatastrophen Amoco Cadiz 1978
Fotografi: AP

Kontrolli fillon që me ndërtimin e anijes. Shoqëria e autorizuar kontrollon të gjitha materialet e ndërtimit dhe komponentet dhe mbikqyr ndërtimin në kantierin detar. Pasi anija është gati, testohet e gjithë teknologjia për rastet e emergjencës dhe siguria teknike. Pasi i jepet leja e qarkullimit, shoqëria e kontrollit bën kontrolle vjetore. Në këtë mënyrë gjendja e anijes dokumentohet në mënyrë të vazhdueshme. Në rast se anija nuk i përmbush kushtet apo ka deficite përcaktohen masat e nevojshme për mënjanimin e tyre dhe ato dërgohen edhe në Regjistrin e Detarisë në Lisbonë.

Si kontrollohet niveli i sigurisë të shteteve të ndryshme?

Kjo bëhet mbi bazën e Memorandumit të Parisit për Kontrollin Portual Shtetëror. Ky u iniciua në Francë pas fundosjes së cisternë të naftës "Amoco Cadiz" në vitin 1978, në brigdetin e Bretanjës. Aktualisht këtë memoranduma e kanë nënshkruar 27 shtete. Organizata përgatit një herë në vit një listë "të bardhë", një "gri" dhe një "të zezë" për nivelin e sigurisë së shteteve të ndryshme. Sipas listave të fundit të publikuara në korrik Franca ka anijet më të sigurta, e pasuar nga Norvegjia, Suedia dhe Danimarka. Gjermania renditet e nënta. Në fund të renditjes janë Dominika, Hondurasi dhe Republika e Tanzanisë.

Sa anije pasagjerëve janë mbytur vitet e fundit?

Schiffsunglück Großtanker "Amoco Cadiz" Flash-Galerie
Fotografi: picture alliance / dpa

Kompania e sigurimeve "Allianz Global Corporate & Specialty" ka dokumentuar për vitet 2001 - 2012, 90 raste dalje jashtë përdorimit të anijeve të pasagjerëve. Megjithatë dëmtimi nuk do të thotë patjetër edhe mbytje e anijeve. Numri tregon vetëm se këto anije kanë dalë përfundimisht jashë përdorimit. Humbjet kanë të rënë në mënyrë të konsiderueshme në tetë vitet e fundit.

Sa kohë zgjat mesatarisht evakuimi kur një anije kërcënohet nga mbytja?

Sipas konventës SOLAS varkat e shpëtimit duhet të jenë në gjendje që të paktën 30 minuta pasi kapiteni jep sinjalin përkatës të fillojnë evakuimin e udhëtarëve nga anija që është në rrezik. Gjatë kësaj kohe varkat e shpëtimit duhet të kenë arritur gjithashtu një distancë të mjaftueshme sigurie nga anija që ka avari. Që nga viti 2002, anijet turistike të tipit kryqëzor duhet të evakuohen tërësisht brenda 80 minutave. Por avaria e "Adria Norman Atlantic" në brigjet greke tregon, megjithatë, se ky afat u tejkalua shumë për shkak të rrethanave jo të favorshme.