1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Për statusin e Kosovës nuk do të ketë shtyrje të tjera

Bekim Shehu4 Dhjetor 2006

Zëvendësndihmësja e sekretarit amerikan të shtetit për Evropën, Rozmari Di Karlo dhe i ngarkuari i BE-së për statusin e Kosovës, Stefan Lehne, deklaruan në Prishtinë se nuk do të ketë shtyrje të tjera për statusin e Kosovës

https://p.dw.com/p/Arag
Fotografi: AP

Zëvendësndihmësja e sekretarit amerikan të shtetit për Evropën, Rozmari Di Karlo dhe i ngarkuari i BE-së për statusin e Kosovës, Stefan Lehne, u thanë udhëheqësve politik kosovarë se çdo veprim i njëanshëm do të jetë kundërproduktiv në procesin e statusit. Ata thanë se kanë besim të plotë se ndërmjetësi Marti Ahtisari, menjëherë pas mbajtjes së zgjedhjeve në Serbi do të paraqesë propozimin e tij për statusit e Kosovës, ndrësa u shprehen se nuk do të ketë shtyrje të tjera.

Këto deklarata Rozmari di Karlo dhe Stefan Lehne, i bënë gjatë një vizite që realizuan në Kosovë dhe takimeve që patën me udhëheqësit politik shqiptarë dhe serbë.

E kam thanë shumë herë dhe po e përsëris edhe sot. Shtatë vjetë nën administrimin e OKB-së, qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të qartësojnë të ardhmën e tyre. SHBA-së, mbështesin e fuqishëm ndërmjetësin ndërkombëtar Marti Ahtisari dhe besojmë fuqishëm se propozimin për statusin, Ahtisari do ta bëjë menjëherë pas zgjedhjeve në Serbi që do të thotë se nuk do të ketë shtyrje të tjera për statusin," tha Rozmari di
Karlo.

I ngarkuari i BE-së për statusin, Stefan Lehne, porositi udhëheqësit kosovar që të vazhdojnë të punojnë në plotësimin e standardeve, ndërsa së bashku me UNMIK-u, të fokusohen edhe në çështjen e transferimit të kompetencave.

"Ju duhet të shtyni përpara procesin e standardeve duhet të vazhdoni në plotësimin e tyre sepse asgjë nuk është më e rëndësishme se arritja e standardeve sepse kjo tregon nëse shoqëria kosovare është e gatshme për zgjidhjen e statusit," tha Stefan Lehne. Ai tha se, udhëheqësit kosovarë duhet të jenë të angazhuar edhe në procesin e tranzicionit sepse, shumë shpejtë të gjitha përgjegjësitë do të transferohen nga UNMIK-u tek institucionet e Kosovës. Stefan Lehne tha se, udhëheqësit politik kosovarë duhet të punonjnë ngushtë me faktorët ndërkombëtarë në mënyrë që procesi i statusit të Kosovës, të përmbyllet me sukses. Sipas
tij, çdo veprim i njëanshëm do të jetë kundërproduktiv për shoqërinë kosovare.

Presidenti I Kosovës Fatmir Sejdiu, i cili është udhëheqës i grupit negociator, tha se pala kosovare është përcaktuar që të bashkëpunojë me faktorët ndërkombëtarë, ndërsa, do të angazhohet në përgatitjen e Kosovës që të funksionojë si shtet.

Rozmari Di Karlo dhe Stefan Lehne, zhvilluan biseda edhe më udhëhqësit politik të serbëve të Kosovës. Këtyre të fundit u përsëritën thirrjen që të inkuadrohen në institucionet kosovare sepse vetëm brenda institucioneve mund të mbrojnë interesat e serbëve të Kosovës. Rozmari di Karlo dhe Stefan Lehne gjatë vizitës në Kosovë shoqëroheshin edhe nga zyrtarë të lartë të BE-së. Ata së bashku ju bënë thirrje
qytetarëve të Kosovës dhe udhëheqësve të tyre politikë që të tregohen të matur në veprimet e tyre, ndërsa u shprehen se çfarëdo lloj dhune në këtë fazë të statusit do të komplikojë procesin.