1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përfaqësuesit serbë të Kosovës janë shprehur se nuk e njohin misionin e BE-së

Bekim Shehu20 Shkurt 2008

Kryesuesi i misionit të BE-së në Kosovë, Piter Faith, tha se komuniteti serb në Kosovë duhet ta ketë të qartë që misioni i ri nuk është kërcënim për ta.

https://p.dw.com/p/DAWJ
Piter Faith, Jaap de Hoop Scheffer, Ursula Plassnik dhe Joachim Ruecker (nga e majta)
Piter Faith, Jaap de Hoop Scheffer, Ursula Plassnik dhe Joachim Ruecker (nga e majta)Fotografi: AP

Kryesuesi i misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Piter Faith, po takon në ditën e parë të punës së tij në Kosovë udhëheqësit kosovarë. Ai tha se do të ndihmojë dhe këshillojë institucionet e Kosovës, ndërsa, pret që plani i Marti Ahtisarit të zbatohet me përpikmëri.

Faith, tha se komuniteti serb në Kosovë duhet ta ketë të qartë që misioni i ri nuk është kërcënim për ta, por do të garantojë respektimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Këtë deklaratë, Piter Faith e bëri gjatë disa takimeve që zhvilloi me udhëheqësit kosovarë.

Faith tha se përgjegjësit e tij në Kosovë janë të qarta.

"Në lidhje me përgjegjësitë e mia si përfaqësues civil ndërkombëtar në Kosovë është e qartë se unë jam këtu që të ndihmoj dhe këshilloj qeverinë, ndërsa i përket qeverisë së Kosovës që të marr vendimet e dosmosdoshme dhe t'i implementojë ato në linjën që parasheh plani i Marti Ahtisarit", tha Peter Faith.

Përfaqësuesit serbë të Kosovës janë shprehur se nuk e njohin misionin e BE-së në Kosovë dhe nuk i obligohen për asgjë. Mirëpo, Piter Faith, u bëri thirrje pjesëtarëve të komunitetit serb që jetojnë në Kosovë që të integrohen në shoqërinë kosovare, sepse vendi i tyre është në Kosovë.

"Komunitetit ndërkombëtar synon ta shtrijë prezencën e misionit civil dhe policor në të gjithë territorin e Kosovës. Pra më këtë kuptoj, se misioni i BE-së do të shtrihet edhe ne veriun e Kosovës" tha Piter Faith.