1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përforcohet bashkëpunimi mes Gjermanisë dhe SHBA në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar

MAresel Fyrstenau18 Shtator 2004

Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara synojnë të përforcojnë bashkëpunimin kundër terrorizmit ndërkombëtar. Për këtë ranë dakord të premten në Berlin Ministri i Brendshëm Oto Shili dhe Ministri amerikan për mbrojtjen e atdheut Tom Rixh. Në qendër të marrjes së masave në të ardhmen, do të jetë bashkëpunimi për parandalimin dhe zbulimin në embrion të planeve terroriste

https://p.dw.com/p/Ar5l
Ministri amerikan për mbrojtjen e atdheut, Tom Rixh
Ministri amerikan për mbrojtjen e atdheut, Tom RixhFotografi: AP


Ekspertët për sigurinë nga Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania synojnë në të ardhmen të shkëmbejnë të dhënat mbi profilet e ndryshme të terroristëve me qëllim të përforcimit të zbulimit dhe hetimeve për këta persona. Këtë e theksoi Ministri i brendshëm gjerman, Oto Shili gjatë takimit të tij me Ministrin amerikan për mbrojtjen e atdheut
Tom Rixh. Tryezat e punës të krijuara posaçërisht do të mblidhen në tetor. Ndërsa në këtë muaj pritet të mbërrijë në aeroportin e Frankfurtit një delegacion amerikan, i cili do të marrë informata
mbi eksperimentin e filluar në aeroportin e Frankfurtit për kontroll të automatizuar të kufirit në aeroporte. Ky lloj kontrolli parasheh identifikimin e të dhënavë biometrike, si kapja e identitetit përmes irisit të syrit. Tom Rixh u tregua shumë i kënaqur me rezultatin e takimit.

"Ne jemi të një mendimi për të shfrytëzuar çdo rast me qëllim të shkëmbimit të informacionit. Dhe këtë mbi bazën e ligjeve dhe kushtetutës së vendeve tona. Këtu duhet përmendur qe sfera private dhe liritë qytetare duhet të mbeten të paprekura"- tha ai.

Të dy ministrat përmendën sistemet e ndryshme juridike në SHBA dhe gjermani. Ministri gjerman Shili u shpreh se në Gjermani proceset gjyqësore kundër terroristëve të dyshuar vështirësohen për shkak se drejtësia amerikane, vetem disa dëshmimtarë i lejon të bëjnë dëshmi në mëyrrë të kufizuar ose nuk i lejon ata aspak. Këtu Shili përmendi rastin e marokanit Munir El Motasadek. Kjo ka të bëjë nga njëra anë me marrëdhënien e tensionuar mes nevojës për zbulimin e rasteve dhe nga ana tjetër me interesat e sigurisë. Ndërsa shkëmbimi i informacionit mes Gjermanisë dhe SHBA funksionon në mënyrë të shkëlqyer, lëvdoi Shili
"Dua t'ju kujtoj, se në grupin hetiomor që krijuam me qëllim të hetimeve të ngjarjeve të 11 shtatorit kanë ardhur menjëhere punonjës amerikanë të zbulimit. Ne i pranuam këta punonjës në trupën tonë hetuese. Një pjesëmarje më të mirë në punën e zbulimit nuk mund të këtë"- theksoi Ministri i brendshem gjerman.

Ekszistojnë opionione për krijimin e një shërbimit sekret evropian. Këto ide Shili i hodhi poshtë.
"Aktualisht në jemi të mendimit se për informacionet operative për të cilat kemi nevojë dhe që janë të rëndësishme në punën e policisë, kemi Europolin. Përsa i përket analizave që përpunohen nga shërbimet e huaja, kemi Brukselin dhe "Qendrën për situatën" ths Shili. Tema të tjera bisedimi mes Shilit dhe Rixh ishin edhe situata aktuale në Irak dhe luftimi i financimit të terrorizmit.