1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përfundoi procesi zgjedhor në Shqipëri

Deutsche Welle/Shqip1 Shtator 2005

Pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, Fatos Nano jep dorëheqjen. Lista me emrat e deputetëve fitues i dërgohet presidentit, Alfred Moisiu

https://p.dw.com/p/Aqiw
Fotografi: AP

Partia Demokratike dhe forcat e tjera të djathta të koalicionit "Koha për ndryshim" do të përbëjnë maxhorancën e re në parlamentin e ri. Ndërkohë, presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu shpalli sot se konstituimi i këtij parlamenti do të bëhet nesër pasdite.
Vendimi për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 3 korrikut u miratua në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me 6 vota pro dhe asnjë kundër. 60 ditë pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi listën e fituesve në proporcional, listën e fituesve në maxhoritar si dhe 40 emrat e deputetëve që do të marrin mandatin nga lista shumëemëror. Kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi, i lexoi sot para mediave, të 140 emrat e deputetëve, anëtarë të parlamentit të ri, duke ulur kështu siparin e fazës të tejzgjatur paszgjedhore në Shqipëri.
Ai i cilësoi zgjedhjet të lira, por pati rezerva nëse ato mund të cilësohen të ndershme. Celibashi është i mendimit, se komisioni qendror i zgjedhjeve i ka përmbushur të gjitha standartet. Elementët e procesit zgjedhor, që kanë të bëjnë me rezultatet dhe administrimin e rezultatit të zgjedhjeve, sidomos nga disa komisine zgjedhore, lenë për të dëshiruar, është opinioni i Celibashit.
Lista me emrat e deputetëve i shkoi sot për dekretim presidentit, Alfred Moisiu. Ndërkohë pritet vlerësimi përfundimtar i zgjedhjeve nga ana e OSBE ODHIR-it.

Menjëherë pas shpalljes së rezultatit zyrtar të zgjedhjeve, Fatos Nano, reagoi menjëherë duke dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partise Socialiste. Tani pritet të thirret kongresi i jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste. Partia do të drejtohet aktualisht nga Sekretari i Përgjithshëm i PS, Gramoz Ruçi. Nano akuzoi më parë Partinë Demokratike se ajo manipuloi zgjedhjet. PD- ja u shpreh Nano, shfrytëzoi faktin, që shteti nuk u përfshi në zgjedhje dhe që nuk u mundua në asnjë rast të manipulonte rezultatin.
Manipulimet e PD-së kanë mundur të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve në 15 zona, është shprehur Nano.