1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përfundon me sukses Mitrovica 2006

Bekim Shehu10 Nëntor 2006

Organizata "Hope for the Future", edhe këtë vit arriti që të tubojë në qytetin e ndarë të Mitrovicës gazetarë nga Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova në Konkursin e II-të Radiofonik Ballkanik - Mitrovica 2006 kësaj rradhe me temën "Varfëria tek fëmijët

https://p.dw.com/p/ArbH
Logo e Hope for the Future
Logo e Hope for the FutureFotografi: DW

Për herë të dytë në Kosovë, përkatësisht në qytetin e Mitrovicës është mbajtur "Konkursi radiofonik ballkanik" me temën "Varfëria tek fëmijët". Aktiviteti është mbajtur të enjten më 9 nëntor, i përkrahur nga Instituti për Marrëdhënie me Jashtë IFA nga Gjermania në bëshkëpunim me Zyrën e Ndrlidhjes gjermane në Prishtinë, në kuadër të programit Pakti i Stabilitetit për Evropën juglindore. Konkursi edhe kësaj radhe është organizuar nga Organizata joqeveriatere "Hope for dhe Future".

Me këtë Hope for the Future e cila në programin e saj ka synim bashkimin e njerëzve nga komunitetet e ndara, tejkalimin e konflikteve, ndasive dhe armiqësive etnike, edhe një herë në kuadër të aktiviteteve të saj ia ka dalë të promovojë misionin e saj me mjaft sukses. Tetë gazetarë nga Kosova, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Shqipëria me kronikat e tyre radiofonike kanë trajtuar dukurinë e varfërisë në mesin e fëmijëve. Gazetarët, të cilët në Mitrovicë sollën me vete shkathtësitë e tyre radiofonike edhe kësaj rradhe ishin ambasadorë të vullnetit të mirë.

Tema në të cilën sivjet u fokusua ky konkurs, përfshirë edhe konferencën tematike që pasoi atë rrahu një problematikë të dhembshme, të pranishme jo vetëm në Kosovë. Sipas organizatorit jo paqëllim si temë trajtimi është zgjedhur varfëria që e godet shtresën më të ndieshme të shoqërisë-fëmijtë. Kërkimi i lëmoshës, puna e fëmijëve, braktisja e shkollimit, madje nuk përjashtohet si pasojë e varfërisë as trafikimi i fëmijëve. Mbështetur në statistikat e Bankës Botërore mbi 15 përqind e popullatës së Kosovës jeton në varfëri të skajshme, ndërkohë që 50 përqind në varfëri. Cka është më e keqe, gjë që u tha si në punimet e gazetarëve ashtu dhe në konferencë shkalla e varfërisë ka tendencë të rritjes së mëtutjeshme.

Juria e përbërë nga Fabian Schmid, drejtues i redaksisë shqipe të Dojçe Velles, Markus Kothenschulte, koordinator i shoqatës Hope for the Future për Evropë, Alexandre Benz, zyrtar për media pranë OSBE-së në Mitrovicë, Avni Spahiu, drejtor i Radio Kosovës dhe Mirjana Milutinoviq nga Radio Kontakt Plus e Mitrovicës kanë vlerësuar me tre çmime reportazhet e garuesve.

Çmimi i parë i është ndarë Meneta Zekaj nga Radio Televizioni i Kosovës, çmimin e dytë e ka fituar Nenad Vuloviq nga agjensioni FONET i Beogradit ndërsa në vendin e tretë me kronikën e tij për varfërinë e fëmijëve në veriun e Kosovës është renditur gazetari i RTV MIR të Leposaviqit, Ivan Vuçkoviq. Këtë vit është ndarë edhe një çmim special për të cilin ka vendosur publiku i pranishëm në sallë. Emblema e Konkursit Mitrovica 2006 kështu me vendimin e publikut ka shkuar në Radio Dukagjin tek gazetari Tomor Grabovci.

Në Konkurs me fjalë rasti të pranishmit janë përshëndetur edhe nga i dërguari i zyrës së kryeministrit, Habit Hajredini shef i zyrës për qeverisje të mirë, kryetari i Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Mursel Ibrahimi, zoti Detlef Beisigel, administrator komunal i Mitrovicës dhe zyrtari për media pranë OSBE-së në Mitrovicë, Alexandre Benz.

Aktiviteti me kënaqësi është përcjellë nga mediat, nga mysafirët dhe nga vetë pjesëmarrësit e konkursit. Ata e kanë vlerësuar shumë të rëndësishëm konkursin përveç tjerash për faktin se ka tubuar së bashku gazetarët nga Serbia, Kosova, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia.

Pas ndarjes së shpërblimeve është vazhduar me një konferencë e cila është moderuar nga Taulant Hoxha dhe është debatuar po për "Varfërinë tek fëmijët". Në të kanë marrë pjesë ndër të tjera Habit Hajredini nga Zyra për Qeverisje të mirë e Kryeministrit i cili prezantoi mekanizmat për të drejtat e fëmijëve në Kosovë.

Alexandre Benz, zyrtar për Media në OSBE ka folur për varfëria tek fëmijët në aspektin e të drejtave të njeriut, Fabian Schmidt – Dojçe Velle është paraqitur me kumtesën: E pabesueshme por e vertetë - në Gjermani në një prej vendeve me të pasura të botës gjithnjë e më tepër fëmijë jetojnë në varfëri, Lulzim Qela nga UNICEF-i është ndalur tek roli i UNICEF në luftimin e varfërisë tek fëmijët, pastaj Flora Macula – UNIFEM për ndikimi i varfërisë në edukimin, shëndetin dhe mirëqenjen e fëmijëve-vajzave, Mytaher Haskuka nga UNDP ka njoftuar të pranishmit me programet për zhvillim të Kombeve të Bashkuara të cilat ndikojnë në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme tek fëmijët.

Me kumtesat e tyre janë paraitur edhe Shpend Ahmeti nga Banka Botërore, Flora Brovina nga Qendra per Rehabilitimin e nënës dhe fëmijës, Ibrahim Makolli zyrtar i KMLDNJ-së, Suzane Finger nga APPAK, Toger Salih Dragidella nga Shërbimi Policor i Kosovës, Radmilo Joviq nga Federata e Bashkuar IDP zyra në Zveçan, Milanka Ordic nga Lidhja e Grave ‚Sabor’, Mimoza Shahini, Psikiatre për Fëmijë, Hajrullah Mustafa – Sociolog, Rrustem Abiti – Oda Rajonale Ekonomike & REBAM, Lulejetë Prekazi / Qendra per Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalimin e Trafikimit të Fëmijëve, Vesna Rajkovic / Korrenspodente e Agjensisë së Lajmeve BETA në Malin e Zi, Kreshnik Martini nga Radio Tirana, Melihate Juniku nga Radio Kosova, Fatos Musliu - IRIOM & PERISKOP, Jeton Ismaili nga TV Spektri, Nikola Laziq nga Novinske Vranje, Mare Stoilova nga TV A1 e Shkupit dhe Afërdita Dauti nga Organizata shqiptaro-amerikane "400-Zërat".